Kosova e treta në Evropianin në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar e treta në Men's 20 EHF Championship I në Prishtinë, ku në ndeshje për medalje të bronztë, Kombëtarja jonë U20 e mposhti të dielën Italinë me rezultatin 26:25.
Ndeshja kishte fund dramatik, ndërsa Olsi Mulaj e shënoi golin e fitores në sekondën e fundit. Italianët shfaqën më shumë në pjesën e parë, por Kombëtarja jonë u kthye furishëm në minutat e fundit të takimit për ta mbyllur në podium Evropianin.
Është ky tjetër sukses i gjeneratës që vjet luajti në Botërorin në Egjipt. Suad Pajaziti ishte më i dalluari në Kombëtaren e Kosovës.
Ai ndeshjen e përfundoi me 9 gola nga 9 tentime. Gjashtë gola i realizoi Olsi Mulaj, kurse tri Amar Muqolli.Olt Kabashi i bëri dhjetë pritje. Në Evropianin I garuan gjashtë ekipe kombëtare.
Gjashtë të tjera ishin në Men's 20 EHF Championship II /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요