Antonela Roccuzzo me dedikim emocionues për Messin pasi Argjentina kualifikohet në finalen e Kupës së Botës

ONP Summary
England and Argentina meet in the 2026 FIFA World Cup semifinal with a place in the final against Spain on the line. England, managed by Thomas Tuchel, seek their first World Cup final since 1966, while Argentina pursue back-to-back titles with Lionel Messi leading the team.
Progressive:Global spectacle — Progressive outlets emphasized worldwide anticipation and technical excellence of both teams' star players.
Moderate:Practical milestone — Centrist outlets prioritized neutral scheduling information and match objectives.
Conservative:Tactical contest — Conservative outlets analyzed strategic approaches to neutralize Messi and contextualized England-Argentina's historical rivalry.
Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit, ka festuar me emocione kualifikimin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, pas fitores dramatike 2:1 ndaj Anglisë.
Ajo ndau në Instagram momente nga tribunat e stadiumit Mercedes-Benz në Atlanta, ku ndoqi ndeshjen së bashku me tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro, të veshur me fanellat e kombëtares argjentinase.
Në postimin e saj, Antonela shkroi: "Faleminderit Zotit! Shkojmë në finale", ndërsa publikimi i saj mori mbi 2.4 milionë pëlqime vetëm brenda pak orësh.
Foto: Instagram
Ndau edhe disa fotografi personale, përfshirë një selfie të realizuar pak para fillimit të takimit.
Përmes një InstaStory, Antonela i dedikoi një mesazh të ndjerë bashkëshortit të saj: "Jam jashtëzakonisht krenare për ty, të dua".
Argjentina siguroi një vend në finale pas një përmbysjeje dramatike ndaj Anglisë dhe tani do të përballet me Spanjën.
Për Messin, kjo është një mundësi për të fituar titullin e dytë radhazi kampion bote, pas triumfit historik ndaj Francës në vitin 2022.
Kombëtarja argjentinase e ka fituar më parë Kupën e Botës edhe në vitet 1978 dhe 1986.
View this post on Instagram
A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)
Antonela ka qenë pranë Messit gjatë gjithë kampionatit.
Historia e dashurisë mes tyre ka nisur që në fëmijëri. Ata njihen prej vitesh dhe lidhjen romantike e filluan në vitin 2005.
View this post on Instagram
A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)
Çifti u martua më 30 qershor 2017 në qytetin e tyre të lindjes, Rosario, derisa së bashku kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요