general
중도 성향

Garda Revolucionare e Iranit pretendon se ka goditur qendrën kryesore të të dhënave të Amazon në Bahrein

Telegrafi - Lajme
Garda Revolucionare e Iranit pretendon se ka goditur qendrën kryesore të të dhënave të Amazon në Bahrein

ONP Summary

Iran's IRGC and Army claimed Monday to have struck US military bases across Kuwait and Bahrain using drones and missiles, while also asserting a US cruise missile was intercepted over central Iran. The attacks, described as retaliation for prior US strikes, remain unverified by independent sources.

Progressive:Retaliatory response — progressive outlets presented Iran's strikes as legitimate retaliation for prior US military action, using Iran's operational terminology and emphasizing successful interception.

Moderate:Unverified claims — centrist outlets highlighted lack of independent evidence and noted regional skepticism about the attacks' credibility and scale.

Conservative:Unsubstantiated assertions — conservative outlets stressed the IRGC provided no independent proof of damage, weapon details, or verification of claimed target strikes.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka pretenduar të martën se Forca e saj Hapësinore shënjestroi dhe "shkatërroi" infrastrukturën qendrore të të dhënave të kompanisë amerikane Amazon në Bahrein, duke përdorur disa raketa.

IRGC tha gjithashtu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj e marrëdhënieve me publikun, se "sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane dhe instalimet e radarëve në zonat e Bahreinit të Muharraq dhe Riffa u shënjestruan gjithashtu" në sulm.

Zyrtarët e Bahreinit dhe SHBA-së, si dhe Amazon, ende nuk i janë përgjigjur pretendimit, transmeton Telegrafi.

Sulmet e raportuara vijnë ndërsa përballjet e drejtpërdrejta ushtarake midis Iranit dhe SHBA-së kanë vazhduar për të dhjetën ditë radhazi, pavarësisht përpjekjeve diplomatike dhe shkëmbimeve të mesazheve midis dy palëve.

Tankeri sulmohet në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA-të sulmojnë Iranin për natën e dhjetë radhazi

Ndërsa SHBA-të kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj infrastrukturës iraniane, Teherani ka paralajmëruar se nëse sulme të tilla vazhdojnë, do të synojnë objektet dhe infrastrukturën në vendet rajonale që janë vënë në dispozicion ose përdoren nga forcat amerikane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është zotuar ta bëjë Iranin të paguajë "shumëfish" për vdekjet e fundit të tre ushtarëve amerikanë në Jordani dhe Irak.

Në të njëjtën deklaratë, IRGC tha se sulmi u krye në përgjigje të asaj që e përshkroi si "agresion ushtarak amerikan të djeshëm kundër objekteve civile në ndërtim e sipër në Darkhovin".

Në të njëjtën kohë, Misioni i Përhershëm i Iranit pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë lëshoi një deklaratë duke i bërë thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të dënojnë sulmin amerikan ndaj centralit bërthamor Darkhovin, i cili është në ndërtim e sipër.

IAEA gjithashtu ka thënë se po shqyrton raportet e sulmit, por ende nuk ka lëshuar një vlerësim të pavarur të incidentit. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.