Gjendet të vdekur të tre pasagjerët e makinës Mercedes me targa gjermane të cilët nga Shkupi u nisën drejt Kosovës

Burimet e Alsat bëjnë të ditur se makina sapo është gjetur e përmbysur dhe rënë në afërsi të kufirit me Kosovën.
Sipas disa të dhënave të mëhershme, 2 prej personave mendohet se janë marrë nga aeroporti i Shkupit dhe përgjatë rrugës për në Kosovë, ende pa kaluar kufirin, janë rrëzuar.
Në media, një ditë më parë u raportua për tre personat e raportuar të zhdukur, ndërkohë që familjarët e tyre apelonin për ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e tyre.
Tre persona zhduken pasi u nisën nga Shkupi drejt Kosovës, familjarët kërkojnë ndihmë
Sipas njoftimit nga familjarët, bëhej fjalë për Ejup Ternavën, Çenet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët ishin parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në Shkup.
Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, dhe udhëtonin me një veturë Mercedes GLC me ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요