Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

ONP 요약
On 28 July 2026, a construction site accident in Prishtina killed one worker and left another seriously injured. Authorities have launched investigations and arrested suspects related to the incident.
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve, M.J. dhe M.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Krime lufte kundër popullsisë civile".
Vendimi është marrë nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore, pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Sipas gjykatës, ekziston rrezik real që të pandehurit, nëse lihen në liri, mund të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale. Në arsyetimin e aktvendimit theksohet se të dyshuarit janë shtetas të Serbisë, gjë që, sipas gjykatës, rrit mundësinë që ata të largohen dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë së Kosovës.
Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë në prova dhe dëshmitarë, duke penguar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Për këto arsye, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se masa e paraburgimit prej një muaji është masa e vetme e përshtatshme për të siguruar praninë e të pandehurve dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor.
Të dyshuarit ngarkohen për veprën penale "Krime lufte kundër popullsisë civile", sipas nenit 142, në lidhje me nenin 22 të ish-Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요