Aksion në zonën e Ujmanit, policia asiston “Ibër-Lepencin” për lirimin e pronës së uzurpuar

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar të enjten në mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku është rrethuar me shirit sigurie moteli “Jezero”.
Për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se Policia është duke asistuar në këtë aksion, i cili po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Elshani ka bërë të ditur se Policia po e asiston ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë këtij procesi.
Aksioni është ndërmarrë pasi ka skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për shfrytëzuesit e objektit që ta lirojnë pronën, për të cilën ndërmarrja pretendon se është uzurpuar.
Në zonën e Ujmanit janë parë të angazhuar punonjës të “Ibër-Lepencit” dhe zyrtarë policorë, ndërsa objekti është rrethuar me shirit sigurie.
Ndërmarrja publike “Ibër-Lepenci” kishte njoftuar më herët për kërkesën për lirimin e pronës, duke pretenduar se bëhet fjalë për shfrytëzim të paautorizuar të saj. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요