Franco Baresi – Jeta, trofetë, filozofia dhe trashëgimia e një legjende të pavdekshme të futbollit

ONP 요약
Franco Baresi, the legendary AC Milan defender and former Italy captain, died at 66. He spent his entire career at Milan, winning multiple titles, and later served as the club's honorary vice‑president.
Legjenda e Milanit dhe Italisë, Franco Baresi mbylli sytë në moshën 66-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë e futbollit botëror. Por, kush ishte Baresi, çfarë i ofroi futbollit dhe çfarë fitoi nga futbolli?
Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të Franco Baresit, njërit prej mbrojtësve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Legjenda italiane u shua në moshën 66-vjeçare, duke lënë pas një karrierë që do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së Milanit, kombëtares së Italisë dhe futbollit botëror.
Legjenda e Milanit dhe Italisë, Franco Baresi vdes në moshën 66-vjeçare
I lindur më 8 maj 1960 në Travagliato të Italisë, Baresi e lidhi të gjithë karrierën e tij me Milanin. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 1977 dhe nuk veshi kurrë fanellën e një klubi tjetër, duke u shndërruar në simbolin e besnikërisë në futboll.
Gjatë 20 sezoneve me kuqezinjtë, ai zhvilloi plot 719 ndeshje zyrtare, shënoi 33 gola dhe mbajti shiritin e kapitenit për plot 15 vite. Në nder të kontributit të tij, Milani tërhoqi përfundimisht fanellën me numrin 6 pas pensionimit të tij.
Me Milanin, Baresi fitoi gjithçka që mund të fitohej. Ai ngriti 6 tituj të Serie A, 4 Superkupa të Italisë, 3 Kupa të Kampionëve Evropianë/Ligën e Kampionëve (1989, 1990 dhe 1994), 2 Superkupa të UEFA-s dhe 2 Kupa Interkontinentale, duke qenë lideri i brezit legjendar të Arrigo Sacchit dhe më pas të Fabio Capellos, ekip që dominoi futbollin evropian në fundin e viteve '80 dhe fillimin e viteve '90.
🚨 The football world is mourning the heartbreaking loss of Franco Baresi, who has sadly passed away at the age of 66. 💔🇮🇹
🏟️ 719 games for AC Milan
🇮🇹 81 caps for Italy
🏆🏆🏆🏆🏆🏆 Serie A
🏆🏆🏆🏆 Supercoppa Italiana
🏆🏆🏆 Champions League
🏆🏆 UEFA Super Cup
🏆🏆… pic.twitter.com/Fj9chjSZZ6
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 31, 2026
Edhe me fanellën e Italisë, Baresi shkroi histori. Ai zhvilloi 81 ndeshje me "Azzurrët", fitoi Kupën e Botës 1982 si pjesë e skuadrës kampione dhe më vonë ishte kapiten i Italisë në Botërorin 1994, ku arriti deri në finale ndaj Brazilit. Edhe pse u rikthye në kohë rekord nga një operacion në gju për të luajtur finalen në Pasadena, Italia u mposht pas penalltive.
Ai ishte gjithashtu pjesë e Italisë që përfundoi në vendin e tretë në Kupën e Botës 1990, duke u bërë një nga futbollistët e rrallë që ka përjetuar vendin e parë, të dytë dhe të tretë në një Kampionat Botëror.
I konsideruar nga shumë si një prej mbrojtësve më inteligjentë në historinë e lojës, Baresi revolucionarizoi rolin e liberos falë leximit të jashtëzakonshëm të lojës, pozicionimit perfekt dhe aftësisë për të udhëhequr mbrojtjen.
Emri i tij frymëzoi breza të tërë mbrojtësish italianë, përfshirë Paolo Maldinin, Alessandro Nestën dhe Fabio Cannavaron, ndërsa figura e tij mbeti sinonim i lidershipit, disiplinës dhe besnikërisë.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Baresi vazhdoi të shërbente te Milani në role drejtuese dhe ishte nënkryetar nderi i klubit deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Vdekja e tij ka sjellë reagime prekëse nga e gjithë bota e futbollit, me Milanin që e përshkroi si një figurë, integriteti dhe trashëgimia e së cilës do të jetojnë përgjithmonë në ADN-në e klubit. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
같은 사건, 다른 제목
+21
+20
+12