Idrizi ngushëllon familjet Tërnava dhe Shabani pas humbjes tragjike të tre bashkëqytetarëve

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllime për familjet Tërnava dhe Shabani, pas humbjes tragjike të jetës së tre bashkëqytetarëve, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.
Përmes një telegrami ngushëllimi të publikuar nga Komuna e Vushtrrisë, Idrizi tha se ngjarja ka tronditur të gjithë qytetarët e komunës.
“Na ka tronditur të gjithëve humbja tragjike e jetës së bashkëqytetarëve tanë, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani. Kjo tragjedi ka prekur jo vetëm familjet e tyre, por edhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Gjenden të vdekur të tre pasagjerët e makinës Mercedes me targa gjermane të cilët nga Shkupi u nisën drejt Kosovës
Kryetari Idrizi u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, të afërmve dhe miqve të tyre.
“Në këto çaste të rënda, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre, duke bashkëndjerë dhimbjen për këtë humbje të rëndë”, ka deklaruar Idrizi.
Në fund të telegramit, ai nderoi kujtimin e tre të ndjerëve.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ejupin, Cennetin dhe Fatmiren”, përfundon telegrami i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요