SHBA-ja arkëtoi 13 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës, vetëm 300 milionë janë të deklaruara

Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur rreth 13 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së Venezuelës që nga janari, kur morën kontrollin mbi shitjet e naftës së këtij vendi, por destinimi i këtyre fondeve mbetet i paqartë.
Fillimisht, Uashingtoni deklaroi se paratë do të mbaheshin në një fond mirëbesimi për Venezuelën, raportojnë mediat.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë më vonë kanë dhënë shpjegime të ndryshme për mënyrën se si janë menaxhuar këto të ardhura.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja po “fiton shumë para” nga nafta e Venezuelës, ndërsa Departamenti i Shtetit ka thënë se miliarda dollarë i janë kthyer Venezuelës nën një sistem të rreptë mbikëqyrjeje.
Megjithatë, të dhënat publike tregojnë se vetëm 300 milionë dollarë nga këto fonde janë bërë zyrtarisht transparente.
Ekonomistët vlerësojnë se rimëkëmbja ekonomike e Venezuelës, e cila ka qenë më e dobët se parashikimet, tregon se një pjesë e madhe e të ardhurave nga nafta mund të mos ketë arritur në ekonominë e vendit.
Çështja ka nxitur debate mbi transparencën e menaxhimit të të ardhurave nga nafta venezuelase dhe mbi mënyrën se si po përdoren miliardat e krijuara nga eksportet energjetike. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요