미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Azerbajxhani furnizon me gaz Gjermaninë

Telegrafi - Lajme
Azerbajxhani furnizon me gaz Gjermaninë

Azerbajxhani zgjeron eksportet energjetike drejt Evropës.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka bërë të ditur se vendi i tij ka nisur këtë vit eksportin e gazit natyror drejt Gjermanisë, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik me Evropën.

Aliyev tha se gazi natyror i Azerbajxhanit aktualisht furnizon dhjetë vende evropiane, përfshirë dhjetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

"Kjo është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Evropës", deklaroi presidenti azerbajxhanas.

Ai theksoi se Azerbajxhani vazhdon gjithashtu të eksportojë naftë bruto në Gjermani, ndërsa në të ardhmen synon të zgjerojë bashkëpunimin përmes eksportit të energjisë së gjelbër në tregun evropian.

Sipas Aliyevit, bashkëpunimi energjetik mes Azerbajxhanit dhe vendeve evropiane do të zgjerohet më tej, me fokus në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e sigurisë energjetike të kontinentit.

Ndryshe, Gjermania në të kaluarën është furnizuar me gaz nga shteti rus. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.