오픈뉴스백과
세계의 오늘한국의 오늘라이브둘러보기뉴스ONP 브리핑
뉴스로 배우기커뮤니티회사학술과학정부용어사전피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

세계의 오늘한국의 오늘라이브뉴스정부과학학술용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스9건2개 미디어
KOHA.net
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Analistët serbë: Retorika për spastrimin etnik rikthen frymën e viteve '90, synohet mobilizimi i elektoratit të partisë së Vuçiqit

Telegrafi - Lajme
Analistët serbë: Retorika për spastrimin etnik rikthen frymën e viteve '90, synohet mobilizimi i elektoratit të partisë së Vuçiqit

Deklaratat e fundit të ministrave në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq dhe Snezhana Paunoviq, lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, po rikthejnë në diskursin publik retorikën e viteve të nëntëdhjeta dhe mund të kenë për qëllim mobilizimin e elektoratit tradicional të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), vlerëson psikologu social serb, Dragan Popadiq.

Në një intervistë për gazetën Nova, Popadiq tha se deklaratat e zyrtarëve të SPS-së janë të dëmshme për reputacionin ndërkombëtar të Serbisë dhe se është e vështirë të gjendet një shpjegim racional për to.

"Nuk e kam të qartë pse dikush do të bënte një deklaratë të tillë. Është padyshim e dëmshme dhe e gabuar. Për mua, deklarata të tilla janë rezultat i urrejtjes irracionale ndaj një grupi dhe jo i një mesazhi politik të menduar mirë", tha ai.

Sipas Popadiqit, megjithatë, është e mundur që një retorikë e tillë të synojë një pjesë të elektoratit.

"Është e mundur që disa votues ta kenë parë si një deklaratë pozitive dhe të guximshme", u shpreh ai, duke shtuar se ndikimi më i madh i këtyre deklaratave është dëmi që ato shkaktojnë në opinionin publik dhe në imazhin e Serbisë.

Debati u nxit pas deklaratës së Ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila më 11 korrik deklaroi se, po të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte "pastruar etnikisht Kosovën".

Deklarata shkaktoi reagime të menjëhershme nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se "nuk duhet të ketë vend në Evropë për retorikë që justifikon dhe mbështet spastrimin etnik", ndërsa një pjesë e opozitës serbe dhe organizatave të shoqërisë civile kërkuan shkarkimin e ministres.

Kryeministri serb, Đuro Macut, nuk ka komentuar publikisht kërkesat për shkarkimin e saj.

Në mbrojtje të Paunoviqit doli lideri i SPS-së dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, i cili i quajti kritikat "hipokrite", duke pretenduar se spastrimi etnik është kryer ndaj serbëve në Kosovë.

Megjithatë, nënkryetari i Bordit Kryesor të SPS-së, Branko Ruzhiq, u distancua nga deklarata e Paunoviqit, duke theksuar se politika e spastrimit etnik nuk ka qenë kurrë politikë e Partisë Socialiste të Serbisë.

Sipas Popadiqit, nuk përjashtohet mundësia që retorika e tillë të lidhet me përpjekjet e SPS-së për të rikthyer mbështetjen e elektoratit tradicional, në një kohë kur partia përballet me rënie të vazhdueshme të popullaritetit dhe, sipas disa sondazheve, do ta kishte të vështirë të siguronte mbështetje të mjaftueshme pa aleancën me Partinë Progresive Serbe (SNS).

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar përgjithmonë hyrjen në territorin e Kosovës Snezhana Paunoviqit, duke e shpallur atë edhe persona non grata.

Vendimi është marrë nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Reagim pati edhe nga studentët protestues në Serbi, të cilët deklaruan se çdo fjalim që justifikon spastrimin etnik nuk ka vend në një Serbi demokratike dhe duhet të dënohet pa asnjë relativizim apo standard të dyfishtë. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

8건 · 2개 매체
중도 성향 100%
2개 매체

Kosova ka humbur shumë para të BE-së – pyetja është sa

KOHA.net - Lajme
중도 성향

Ali Ahmeti për deklaratat e ministres serbe: Pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika kriminale e mentorit të saj politik

Telegrafi - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Parlamento francés aprueba proyecto que permite la muerte asistida

Delfino.cr - Portada

Fiscalía detiene a funcionaria de Migración por presunto favorecimiento a extranjero vinculado con terrorismo

Delfino.cr - Portada

Cámara Costarricense de la Salud llama prepararse para una Costa Rica más longeva

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Biden me libër të kujtimeve, data e botimit mund të shkaktojë pakënaqësi te demokratët

Telegrafi - Lajme

Rodri, rikthimi i fituesit të Topit të Artë

Telegrafi - Lajme

US faces new decision in Middle East, mentions Hezbollah strike by Al-Sharaa

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.