오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Deklaratat për spastrim etnik, Janjiq: Edhe Vuçiq e Daçiq mendojnë si Paunoviq

Telegrafi - Lajme
Deklaratat për spastrim etnik, Janjiq: Edhe Vuçiq e Daçiq mendojnë si Paunoviq

Deklarata e ministres serbe të administratës publike Snezhana Paunoviq se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta spastronte Kosovën etnikisht nga shqiptarët, është më e rëndë se vetë politika e këtij të fundit.

Kështu thotë themeluesi dhe drejtori i Bordit Ekzekutiv të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, i cili është edhe njëri ndër njohësit më të mirë të politikave dhe zhvillimeve në Ballkan, qe disa dekada.

Sipas tij, Paunoviq nuk është e vetme në këtë qëndrim të cilin e ka shfaqur, por është instrument i një fushate më të gjerë, ku përfshihen edhe presidenti Aleksandar Vuciq dhe ministri i Brendshëm në Beograd, Ivica Daçiq, të dy politikanë me përvojë nga vitet ’90 të shekullit të kaluar.

Në fund të fundit, mund të them se kjo deklaratë është edhe më drastike se vetë politika e Millosheviqit. Ajo nënkupton se Millosheviqi nuk e përfundoi atë që kishte nisur dhe bën thirrje që ajo të përfundohet. Paunoviqi nuk është e vetme në këtë mendim. Shumë njerëz mendojnë njësoj, veçanërisht ata serbë nga Kosova që menjëherë pas largimit erdhën në Serbi, morën poste dhe sot janë pjesë e një fushate më të gjerë, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq. Sa i përket Paunoviqit, besoj se ajo personalisht mendon kështu dhe duhet të mbajë përgjegjësi personale për deklaratat e saj, sepse për to duhet të përgjigjet. Së paku, nuk mund dhe nuk duhet të ushtrojë funksione publike. Megjithatë, në këtë rast ajo është vetëm një instrument i një fushate më të gjerë, ku përfshihen edhe Daçiqi, Vuçiqi dhe të tjerë.

Janjiq thotë se mënyra e të menduarit politik në Beograd në lidhje me Kosovën nuk është se ka ndryshuar shumë që nga koha e Millosheviqit.

Fatkeqësisht, jo. Ka ndryshuar vetëm në një aspekt. Kur Millosheviqi po ndërtonte dhe impononte politikën e tij, ai hasi në rezistencë të fortë. Jo vetëm brenda Lidhjes së Komunistëve dhe te shqiptarët, por edhe në vetë Serbi. Dihet se Ivan Stamboliqi u eliminua pikërisht që të mund të zhvillohej një politikë e tillë. Ajo që ndodhi më pas tregon se, që nga viti 2000-2001 e tutje, hap pas hapi, sa u përket Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe luftërave, mitologjia që zhvilloi Millosheviqi për të shmangur përgjegjësinë – se "ne nuk ishim në luftë" dhe "nuk sulmuam askënd" – hyri në tekstet shkollore. Hyri në mënyrën e të menduarit. Mund të them një gjë të trishtueshme, por të vërtetë: shumë të rinj sot nuk e shohin Kosovën si një realitet apo si vend ku jetojnë njerëz, por si një mit. Dhe ai mit është pikërisht miti i Vidovdanit, me të cilin nisën edhe luftërat. Kjo u bë e mundur sepse Vuçiqi, kur ndërtoi politikën e tij, le ta quajmë populiste, sidomos deri në vitin 2017, pasi nuk i kaloi ideja për ndarjen e veriut, filloi të thoshte publikisht atë që shumë të tjerë e mendonin, përfshirë edhe Zoran Gjingjiqin dhe të tjerë: se me shqiptarët nuk mund të jetohet së bashku dhe se duhet bërë ndarja. E nëse kjo nuk ndodh, atëherë le të shkojnë në Shqipëri, që është shteti i tyre amë. Pikërisht ky është rreziku i atij miti – bindja se, herët a vonë, “Kosova do të jetë sërish e jona”. Prandaj, në njëfarë mënyre, duhet të them se, sado paradoksale të tingëllojë, është mirë që ndodhi ky incident, sepse tani askush nuk mund të mbyllë më sytë para realitetit."

Historiani dhe njohësi i politikave në Ballkan thotë se një nga përgjegjësit për këtë situatë është edhe Komisioni Evropian, që nuk e menaxhoi si duhet dialogun Kosovë-Serbi.

Dialogun për normalizimin nuk e nisi kurrë nga premisa themelore se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës kërkon edhe normalizimin e shoqërive, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Për shkak të mungesës së kritikës politike dhe reagimeve, këto politika janë inkurajuar. Dhe tani ky është argumenti i fundit me të cilin Vuçiqi përpiqet të luajë lojën e tij të dyfishtë. Nga njëra anë, ai nxjerr në plan të parë Paunoviqin dhe Daçiqin, të cilët i mbron, duke disiplinuar kështu Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), e cila po paralajmëron ndryshim të politikës me kuadro më të reja dhe po shqyrton daljen nga koalicioni me Vuçiqin. Nga ana tjetër, ai paraqitet para amerikanëve dhe evropianëve si njeriu që do ta zgjidhë situatën, si "i moderuari".

Janjiq thotë se në fakt, aktualisht, nuk ka asnjë politikan të moderuar në skenën politike serbe teksa shton se megjithatë, do të ishte e pavërtetë të thuhej se shumica e qytetarëve në Serbi, veçanërisht ata të pakënaqur, përfshirë lëvizjen studentore dhe protestat, nuk mendojnë ndryshe. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Empresas costarricenses llevarán su oferta de soluciones aeroespaciales a "Farnborough International Airshow 2026"

Delfino.cr - Portada

Sergio Capón es reelecto presidente de la Cámara de Industrias de Costa Rica

Delfino.cr - Portada

Miguel Solari celebrará sus 50 años con el espectáculo "América Zambumbia"

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Mickoski: Deri nga fundi i verës pritet zgjedhje e lokacionit për qendrën e re klinike

Telegrafi - Lajme

Rama: Shtëpia në "Rrugën A" është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

Telegrafi - Lajme

Ndalen punimet në gjashtë kantiere ndërtimi në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.