Legjenda holandeze pritet të marrë drejtimin e Belgjikës pas largimit të Rudi Garcias

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Kombëtares së Holandës, Mark Van Bommel, pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Belgjikës, pas largimit të Rudi Garcias.
Garcia, 62 vjeç, u emërua përzgjedhës i Belgjikës në janar të vitit 2025 dhe gjatë periudhës së tij në krye të ekipit regjistroi 12 fitore, gjashtë barazime dhe vetëm dy humbje në 20 ndeshje.
Trajneri francez ka vendosur të largohet nga posti pas përfundimit të Kupës së Botës, ku Belgjika u eliminua në çerekfinale nga Spanja, e cila më vonë u shpall kampione e botës.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Van Bommel është një nga favoritët për të marrë drejtimin e kombëtares belge.
🚨🇧🇪 BREAKING: Mark van Bommel as new Belgium head coach, here we go!
Deal in place until June 2028 for van Bommel, ready to replace Rudi Garcia.
Signatures to follow but all agreed, as @PJCalcoen reported. pic.twitter.com/DeB9q4HkWf
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 22, 2026
49-vjeçari është pa klub që nga qershori i vitit 2024, kur u largua nga Royal Antëerp, ekip të cilin e drejtoi për më shumë se dy vjet.
Van Bommel u largua nga Antëerpi pasi i solli klubit titullin kampion dhe dy trofe të Kupës së Belgjikës.
Megjithatë, që nga ajo kohë ai nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre, ndonëse emri i tij është lidhur vazhdimisht me disa klube në Belgjikë dhe në kampionate të tjera evropiane./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요