Gërvalla: Marrëveshjet me Francën, goditje për krimin e organizuar

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka njoftuar se Kosova dhe Franca kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit juridik ndërmjet dy vendeve.
Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradim, të cilat synojnë të avancojnë bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe Francës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit ndërkufitar.
Pesë marrëveshje të nënshkruara, Kosova dhe Franca hapin kapitull të ri bashkëpunimi
Sipas Gërvallës, këto marrëveshje krijojnë mekanizma më efikasë për shkëmbimin e provave dhe informacionit, si dhe për ndjekjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia.
“Këto marrëveshje janë një lajm i mirë për drejtësinë dhe qytetarët, por një lajm i keq për grupet kriminale”, ka shkruar Gërvalla, duke theksuar se askush nuk duhet të gjejë strehë nga drejtësia përtej kufijve shtetërorë.
Ajo ka bërë të ditur se pas marrëveshjes së nënshkruar me Belgjikën në muajin prill, Kosova po zgjeron më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë edhe me Francën. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요