오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스정치 렌즈개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Mësimdhënësit e ekonomisë themelojnë Shoqatën kombëtare profesionale në Maqedoninë e Veriut

Telegrafi - Lajme
Mësimdhënësit e ekonomisë themelojnë Shoqatën kombëtare profesionale në Maqedoninë e Veriut

Shoqata e Mësimdhënësve të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut u themelua zyrtarisht gjatë kuvendit themelues, të mbajtur në Kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Shkup.

Anëtarët themelues nënshkruan zyrtarisht aktin e themelimit dhe miratuan Statutin e Shoqatës, duke shënuar themelimin e një organizate profesionale të dedikuar për forcimin e edukimit dhe njohurive ekonomike në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Themelimi i Shoqatës është kulminimi i katër viteve bashkëpunimi midis mësimdhënësve të ekonomisë nga i gjithë vendi dhe Institutit Alternativa Liberale (LAI). Përmes iniciativave të tilla si Olimpiada e Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut, Programet e Trajnimit të Mësuesve, Karvanët EconLit dhe aktivitete të tjera, mësuesit shprehën vazhdimisht nevojën për një shoqatë profesionale që do t'i bashkonte ata, do të forconte bashkëpunimin, do të promovonte zhvillimin profesional dhe do të ofronte një platformë të qëndrueshme për avancimin e arsimit ekonomik. Duke iu përgjigjur këtij vizioni të përbashkët, LAI mbështeti themelimin e Shoqatës si pjesë e strategjisë së saj afatgjatë për të forcuar ekosistemin e edukimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut.

"Gjatë katër viteve të fundit, kemi pasur privilegjin të punojmë ngushtë me mësimdhënës të ekonomisë nga e gjithë Maqedonia e Veriut. Gjatë gjithë këtij udhëtimi, një mesazh është ndarë vazhdimisht - nevoja për një shoqatë profesionale që do t'i bashkonte mësimdhënësit dhe do të ofronte një platformë për bashkëpunim, zhvillim profesional dhe veprim kolektiv. Sot, jemi krenarë që e shohim këtë vizion të bëhet realitet. Ne besojmë se kjo Shoqatë do të luajë një rol kyç në forcimin e njohurive ekonomike, mbështetjen e mësuesve dhe krijimin e mundësive të reja për nxënësit në të gjithë vendin. LAI mbetet e përkushtuar për të mbështetur Shoqatën si një partner afatgjatë në arritjen e këtyre qëllimeve të përbashkëta", tha Orhan Ceka, Drejtor Ekzekutiv, Instituti Alternativa Liberale.

LAI do të vazhdojë të mbështesë Shoqatën dhe të zbatojë bashkërisht aktivitete që bien brenda mandatit të saj. Iniciativa kryesore si Olimpiada e Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut, Karvanët EconLit dhe Programet e Trajnimit të Mësimdhënësve do të bashkëorganizohen me Shoqatën, duke forcuar më tej pronësinë e mësimdhënësve, duke siguruar qëndrueshmërinë dhe zgjerimin afatgjatë të këtyre programeve. Shoqata do të shërbejë si një platformë kombëtare për bashkëpunim midis edukatorëve të ekonomisë, duke përfaqësuar interesat e tyre profesionale, duke promovuar përsosmërinë, inovacionin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional.

Gjatë asamblesë themeluese, anëtarët zgjodhën organet drejtuese të Shoqatës. Kryetar i parë i Asociacionit u zgjodh Abil Idrizi (SHMEK “Gostivar”, Gostivar), ndërsa nënkryetarë u zgjodh Vesna Efremova (SHMK “Ljupço Santov”, Koçani) dhe Avni Arifi (Universiteti i Evropës Juglindore). Në Bordin Ekzekutiv bëjnë pjesë edhe Biljana Stamatovska (SHMK “Mirko Mileski”, Kërçovë), Arta Lleshi (SHMK “28 Nëntori”, Dibër), Xhemal Ibraimi (SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri”, Kumanovë), Dashurije Mehmedi (SHMK Gjimnazi “Gostivar”), Marina Perunovska (Shkolla Ndërkombëtare “NOVA”, Shkup), dhe Snezhana Kiçukova (SHMK “Josif Josifovski”, Gjevgjeli).

"Si kryetar i parë i Shoqatës, ndihem i nderuar nga besimi që më është dhënë. Kjo Shoqatë i përket mësimdhënësve të ekonomisë në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Së bashku, do të ndërtojmë një komunitet profesional aktiv që promovon përsosmërinë në mësimdhënie, inkurajon bashkëpunimin dhe kontribuon në përgatitjen e të rinjve me njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten për të kuptuar dhe formësuar ekonominë e së nesërmes", tha Abil Idrizi, Kryetar, Shoqata e Mësuesve të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut.

Bordi Mbikëqyrës i Shoqatës përbëhet nga Viktorija Atanasovska Novevski (Universiteti Kolegji Amerikan në Shkup), Ali Maksuti (Universiteti i Tetovës), Liza Alili Sulejmani (Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Shkup), Emilija Miteva (Universiteti Goce Delçev, Shtip) dhe Shenaj Haxhimustafa (Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë). Përderisa anëtarësia e Shoqatës kryesisht përbëhet nga mësimdhënës të ekonomisë nga shkollat të mesme nga i gjithë vendi, përfshirja e profesorëve universitarë në Bordin Mbikëqyrës krijon një urë të fortë institucionale midis arsimit të mesëm dhe atij të lartë. Kjo strukturë qeverisëse pritet të nxisë bashkëpunim më të ngushtë, të lehtësojë shkëmbimin e ekspertizës dhe të mbështesë iniciativa të përbashkëta që përparojnë arsimin ekonomik dhe njohuritë ekonomike në të gjithë vendin.

"Edukimi ekonomik nuk është thjesht një lëndë tjetër shkollore - është një aftësi jetësore që i fuqizon të rinjtë të marrin vendime të informuara, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të marrin pjesë aktive në shoqëri. Duke themeluar këtë Shoqatë, ne po investojmë jo vetëm në profesionin tonë si edukatorë, por edhe në të ardhmen e nxënësve dhe qytetarëve tanë. Ndryshimi i vërtetë fillon kur mësimdhënësit bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët.” Vesna Efremova, Zëvendëskryetare, Shoqata e Mësimdhënësve të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut.

Themelimi i Shoqatës përfaqëson një moment të rëndësishëm për edukimin ekonomik në Maqedoninë e Veriut. Duke bashkuar edukatorët nga shkollat dhe universitetet nën një platformë profesionale, Shoqata synon të kontribuojë në standarde më të larta mësimdhënieje, rrjete më të forta profesionale dhe mundësi më të mëdha për studentët për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të kuptuar dhe për të lundruar në ekonominë e sotme.

Në muajt në vijim, Shoqata do të fillojë zgjerimin e anëtarësisë së saj, duke mirëpritur mësimdhënës të ekonomisë nga e gjithë Maqedonia e Veriut dhe duke ndërtuar një rrjet profesional mbarëkombëtar të përkushtuar për avancimin e arsimit ekonomik, promovimin e njohurive ekonomike dhe mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

Themelimi i Shoqatës është pjesë e përpjekjeve më të gjera të LAI-t për të forcuar ekosistemin e edukimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut dhe kjo është bërë e mundur nëpërmjet mbështetjes së Economic Fundamentals Initiative (EFI) dhe Atlas Network, nga SHBA. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Universidad CENFOTEC abre convocatoria de ponentes para el "AI & Cyber Security Day 2026"

Delfino.cr - Portada

Inamu abre inscripción para cursos virtuales gratuitos de formación política dirigidos a mujeres

Delfino.cr - Portada

Sardinal fortalece su modelo de gestión ambiental con nuevo centro de acopio y actividades comunitarias

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Arrestohet 22-vjeçari në Obiliq për kanosje, i konfiskohet një armë AK-47

Telegrafi - Lajme

Fetai: Qeveria e RMV-së më ka emëruar të Dërguar Special për Bashkimin Evropian në Bruksel

Telegrafi - Lajme

Vendimi i Kosovës për udhërrëfyesit turistikë trazon politikën dhe kishën serbe në Beograd

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.