오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Më falni, inatçinj, Odiseu i Christopher Nolanit nuk është paguximshëm, por një hero për kohën tonë

Telegrafi - Lajme
Më falni, inatçinj, Odiseu i Christopher Nolanit nuk është paguximshëm, por një hero për kohën tonë

Nga: Rich Lowry / New York Post
Përkthimi: Telegrafi.com

A ishte Odiseu, luftëtari legjendar grek, në të vërtetë i paguximshëm?

Kritikat më të mëdha ndaj filmit të ri të suksesshëm të Christopher Nolanit, Odiseu [The Odyssey], kanë të bëjnë me mënyrën se si ai e portretizon heroin e rrëfimit.

Në origjinal, Odiseu është hero i zgjuar, me shumë shtresa, i cili e shpik idenë e kalit të Trojës dhe më pas - pasi grekët e fitojnë luftën dhjetëvjeçare me Trojën - niset në udhëtimin e tij të mundimshëm për t'u kthyer në Itakë dhe te gruaja e tij që e pret atë, Penelopa.

Tani, është e vërtetë që Nolani e modernizon Odiseun për një audiencë bashkëkohore, por çfarë duhej të bënte?

Po të na kishte dhënë Odiseun njëqind për qind homerik - duke rrëmbyer gra, duke vrarë njerëz të paarmatosur, duke fjetur me nimfa, duke urdhëruar ekzekutimin e shërbëtoreve - do të kishte pasur fare pak gjasa që adhuruesit e kinemasë të ishin të interesuar të harxhonin para për të parë një film tri orë të gjatë për aventurat dhe mundimet e tij.

Vlerat e Greqisë së Epokës së Bronzit, kur Odiseu supozohet se po luftonte dhe po manovronte për t'u kthyer në shtëpi, nuk ishin aspak tonat.

Prandaj, Nolanit iu desh ta zbuste.

Por, ai shkoi tepër larg në këtë drejtim, duke na dhënë një Odise të torturuar nga faji për luftën dhe që vuan nga PTSD-ja [çrregullimi i stresit post-traumatik].

Në versionin homerik, qëndrimi i tij i gjatë me nimfën e bukur Kalipso nënvizon se sa i dëshpëruar është ai për t'u kthyer në shtëpi - ajo i ofron një jetë të kënaqësisë së pafundme, e megjithatë ai vuan për Itakën.

Në versionin e Nolanit, Kalipsoja shërben si terapistja e heroit dhe del se ai vërtet nuk dëshiron të kthehet në shtëpi derisa t'i përpunojë të gjitha kujtimet e tij të errëta.

Nëse kjo është paksa e tepërt, nuk ka dyshim se Nolani po mbështetet në elemente të origjinalit.

Homeri e paraqet Odiseun duke qarë kur dëgjon këngë për Luftën e Trojës, një përshkrim rrëqethës i ndjenjës së tij të pikëllimit dhe humbjes.

Dhe, kjo nuk është e gjitha: Nolani e lë këtë jashtë filmit, por në rrëfimin e Homerit, Akili - luftëtari më i madh i grekëve - takohet me Odiseun në Had dhe i thotë se pendohet që ka zgjedhur një jetë të shkurtër plot lavdi.

Pas gjithë atij fiksimi pas lavdisë ushtarake, do të kishte qenë më mirë të shiste sigurime!

Gjatë viteve ka pasur shumë portretizime të ndryshme letrare të Odiseut.

Meqenëse ai nuk ishte person real, asnjëra prej tyre nuk duhet të jetë detyruese.

Autorë si Sofokliu dhe Euripidi na dhanë portretizime negative, ndërsa Dante e vendosi në Rrethin e Tetë të Ferrit për mashtrimin e tij me Kalin e Trojës - një burim i rëndësishëm i fajit të tij edhe në versionin e Nolanit.

Në fund, regjisori jep një version të krishterizuar të epikës pagane.

Pasi ka mëkatuar, Odiseu duhet të pendohet dhe të kërkojë falje.

Filmi është një dëshmi tjetër për tezën se, edhe në epokën tonë laike, nocionet tona për atë që përbën moralin - dhe sjelljen e admirueshme - mbështeten mbi një ngrehinë të krishterë.

Unë e kuptova filmin e Nolanit si një krijim që të mbërthen, pavarësisht disa prej të metave të tij dhe, krejt në fund, madje frymëzues.

Për fundin, Nolani duket se mbështetet te portretizimi i Odisesë në poemën Uliksi të Alfred Tennysonit (një emër tjetër për Odiseun).

Poeti britanik e paraqet një Odise që ndihet i shtyrë të mësojë dhe të përjetojë gjithmonë më shumë, ndërsa niset në një tjetër udhëtim pasi është kthyer në Itakë.

Odiseu dhe Penelopa në film pothuajse e citojnë drejtpërdrejt Tennysonin kur Uliksi flet për ndjekjen e dijes si një yll që po perëndon / Përtej kufirit më të skajshëm të mendimit njerëzor.

Në këtë, Odiseu është vetë mishërimi i shpirtit kërkues, pafundësisht kureshtar, i kulturës perëndimore që ka sjellë kaq shumë zbulime të reja dhe e ka shndërruar gjendjen njerëzore.

Uliksi i Tennysonit beson se nuk është tepër vonë për të kërkuar një botë më të re dhe për të lundruar përtej perëndimit të diellit.

Ai e përfundon me një zotim kumbues, të përpiqesh, të kërkosh, të gjesh dhe të mos dorëzohesh.

Kritikët më të zjarrtë të filmit në të djathtën sugjerojnë se Christopher Nolani synon ta përmbysë traditën perëndimore.

Nëse është kështu, regjisori - i cili ka ripërtërirë interesin për një vepër klasike perëndimore dhe e përfundon filmin me një himn për zellin perëndimor për eksplorim - ka një mënyrë të këndshme për ta bërë këtë. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Can Infrared Saunas Really Speed Up Muscle Recovery?

Jordan News

Habibah Sweets Opens Its Fifth Branch in Abdoun Corridor

Jordan News

Industry Minister: U.S. Tariff Exemption Gives Jordanian Apparel an Unprecedented Competitive Edge

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Shkupi shënon 63 vjetorin e tërmetit katastrofik

Telegrafi - Lajme

Ukraina shkatërron për herë të parë raketat e reja MLRS Sarma të Rusisë

Telegrafi - Lajme

“Nuk po na lënë të paguajmë”, gazetaret zvicerane të "20 Minuten" mahniten nga bujaria në Kosovë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.