Prindërit e Amy Winehouse bëjnë homazhe në 15-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta

Prindërit e Amy Winehouse, Mitch dhe Janis, kanë bërë homazhe për vajzën e tyre në 15-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, duke vizituar varrin e këngëtares në Varrezat Edgwarebury, në veri të Londrës.
Të shoqëruar nga familjarë dhe miq të afërt, ata vendosën trëndafila të kuq e të verdhë, si dhe një fotografi të Amy-t me kitarën e saj.
Janis, 71 vjeç, u pa duke përdorur një mjet ndihmës për lëvizje, ndërsa më pas u ul pranë ish-bashkëshortit të saj, Mitch, 75 vjeç, shkruan DailyMail.
Amy Winehouse u nda nga jeta më 23 korrik 2011, në moshën 27-vjeçare. Pas hetimeve, autoritetet konfirmuan se shkaku i vdekjes ishte helmimi aksidental nga alkooli.
Këngëtarja kishte folur hapur për betejën e saj me varësinë nga alkooli dhe droga, ndërsa gjatë jetës kishte kaluar disa herë në qendra rehabilitimi.
Pas humbjes së saj, Mitch, Janis dhe ish-bashkëshortja e dytë e Mitch, Jane, themeluan Fondacionin Amy Winehouse, me synimin për të mbështetur të rinjtë dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi varësitë dhe shëndetin mendor.
Në një intervistë të mëhershme, Mitch kishte rrëfyer se përpjekjet për të ndihmuar vajzën e tij ndikuan edhe në jetën e tij personale, duke theksuar se humbja e Amy-t mbetet plagë e pashëruar për familjen. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요