Blleki rikthehet me projektin e ri “Paranormal”, duke i qëndruar besnik stilit të tij unik

Në një kohë kur shumë artistë, përfshirë edhe reperë, shpesh zgjedhin të eksperimentojnë me bashkëpunime apo elemente të zhanreve të ndryshme, Blleki vazhdon t’i qëndrojë besnik identitetit të tij muzikor dhe stilit që e ka karakterizuar ndër vite.
Artisti nga Gjilani ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri me titull “Paranormal”, një këngë e shoqëruar edhe me videoklip, e cila që në orët e para të publikimit ka nisur të marrë vëmendjen e publikut.
Emri i tij i vërtetë është Flamur, por publiku e njeh prej vitesh me emrin artistik Blleki. Me një karrierë prej 18 vitesh në skenën muzikore, ai është shquar për stilin e veçantë, tekstet e punuara dhe beat-et e fuqishme që janë bërë pjesë e identitetit të tij artistik.
Edhe projekti i ri “Paranormal” është realizuar tërësisht nga vetë Blleki, duke nisur nga teksti e deri te muzika, duke dëshmuar përkushtimin e tij në çdo detaj të këngës.
Blleki gjithashtu vazhdon bashkëpunimin me studion Flow Music, ndërsa videoklipi i projektit të ri është realizuar nga Dardan Ferati. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요