오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Bislimi: Në Kongresin Amerikan është paraqitur rezoluta që kundërshton mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Beograd

Telegrafi - Lajme
Bislimi: Në Kongresin Amerikan është paraqitur rezoluta që kundërshton mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Beograd

Avokuesi i çështjes së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Faton Bislimi, ka bërë të ditur se në Kongresin Amerikan është paraqitur Rezoluta Kongresionale 1451, e cila kërkon që sesioni vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për vitin 2027 të mbahet në Charleston të Karolinës së Jugut dhe jo në Beograd.

Sipas Bislimit, rezoluta është iniciuar nga kongresmeni amerikan Joe Wilson, i njohur si mbështetës i Kosovës, dhe është bashkënënshkruar nga rreth 40 ligjvënës republikanë dhe demokratë.

Ai e ka cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm, duke thënë se puna e vazhdueshme dhe angazhimi për promovimin e interesave të Kosovës në Uashington po japin rezultate.

"Puna konsistente, angazhimi serioz dhe vlerat e lirisë e demokracisë gjithëherë kanë qenë dhe mbeten busullë e orientimit tim strategjik për vendin e kombin tonë, dhe kur ato sjellin rezultate, ndjenja e krenarisë është e shumëfishtë", ka shkruar Bislimi.

Ai ka theksuar se prej më shumë se dy dekadash janë paraqitur argumente në Uashington se stabiliteti në Ballkan nuk mund të ndërtohet duke shpërblyer politika që, sipas tij, bien ndesh me interesat strategjike të Perëndimit.

Bislimi ka përsëritur qëndrimin se Serbia vazhdon të jetë një instrument i rëndësishëm i ndikimit rus në Evropë, ndërsa ka thelluar marrëdhëniet edhe me Kinën dhe Iranin, duke shtuar se kjo e bën të domosdoshme që institucionet euroatlantike të dërgojnë mesazhe të qarta në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sigurisë kolektive.

Sipas tij, pikërisht këto argumente janë përfshirë edhe në Rezolutën 1451, e cila kundërshton mbajtjen e sesionit të ardhshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Serbi.

Në fund, Bislimi ka falënderuar kongresmenin Joe Wilson dhe bashkënënshkruesit e rezolutës nga të dyja partitë për mbështetjen ndaj Kosovës, duke vlerësuar se miqësia amerikane mbetet garancia më e fortë për paqen, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit./Telegrafi. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Costa Rica mejora su puntuación, pero pierde un puesto en índice de atracción de inversión

Delfino.cr - Portada

ChepeCletas invita a descubrir los misterios y leyendas de Barrio Amón

Delfino.cr - Portada

UCR reprocha retiro de estudiantes que protestaban durante actos del 25 de julio

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Pse çdo debat politik përfundon në grindje? Studimi i ri zbulon arsyen që pak kush e pret

Telegrafi - Lajme

Kievi kërkon hetim të menjëhershëm për sulmin ndaj çiftit ukrainas në Poloni

Telegrafi - Lajme

Udhëheqësi argjentinas e quan presidentin brazilian një 'hajdut' dhe një 'të dënuar'

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.