미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Rikthehen maskat në New York, Chicago e Detroit - tymi mbulon qytetet amerikane

Telegrafi - Lajme
Rikthehen maskat në New York, Chicago e Detroit - tymi mbulon qytetet amerikane

Qytetet amerikane Detroit, Chicago dhe Uashington sot kanë ndër nivelet më të këqija të cilësisë së ajrit në botë, ndërsa New Yorku renditet në vendin e katërt për ndotjen e ajrit. Qytetarët vendosin maska si në kohën e pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të platformës për monitorimin e cilësisë së ajrit IQAir, indeksi i ndotjes ka arritur nivele alarmante: në Detroit është regjistruar niveli 435, në Chicago 330, ndërsa në Uashington 242, që konsiderohen nivele shumë të rrezikshme për shëndetin.

Zjarri i madh në Kanada rrethon trenin, drejtuesi filmon kalimin mes flakëve

Në krahasim, qytete të njohura për ndotjen e ajrit si Jakarta, New Delhi dhe Pekini sot kanë pasur një cilësi më të mirë të ajrit.

Një shtresë e dendur tymi gri ka mbuluar shumë qytete në verilindje të Shteteve të Bashkuara, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë.

Nga Arlingtoni në Virginia, ku zakonisht shihet qartë panorama e Uashingtonit, sot mezi dallohen monumente si Memoriali i Linkolnit dhe Monumenti i Uashingtonit.

Banorët kanë raportuar edhe një erë të pazakontë në ajër, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar alarmin vjollcë, që tregon ajër shumë të dëmshëm për shëndetin.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në New York, Boston dhe Chicago. Banorët kanë thënë se ndjejnë erë dhe shije tymi, ndërsa autoritetet kanë këshilluar shmangien e aktiviteteve në ambiente të hapura për shkak të grimcave të rrezikshme në ajër.

Burimi i tymit janë zjarret e mëdha pyjore që po përfshijnë provincat kanadeze Ontario dhe Quebec, si dhe shtetin amerikan Minnesota.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në zgjerimin e zonave të prekura nga zjarret. Thatësira ka bërë që toka dhe bimësia të digjen më lehtë, duke shkaktuar zjarre më të shpeshta dhe më të mëdha. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.