미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Një skenë e pazakontë në Formula 1: Presidenti çek Petr Pavel fotografoi garën në Hungari

Telegrafi - Lajme
Një skenë e pazakontë në Formula 1: Presidenti çek Petr Pavel fotografoi garën në Hungari

Një skenë e pazakontë tërhoqi vëmendjen gjatë Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1. Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, u shfaq në pistën e Formula 1 jo si mysafir apo spektator, por si fotograf, i pajisur me kamerë profesionale dhe akreditim zyrtar të FIA-s.

Pavel ndoqi nga afër seancat stërvitore dhe kualifikuese të së shtunës, ku realizoi fotografi pranë fotografit të njohur çek të Formula 1, Jirí Krenek.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që presidenti çek shfaq pasionin e tij për fotografinë në sportet motorike.

Vetëm pak javë më parë, ai ishte i pranishëm në garën legjendare 24 Orët e Le Mans në Francë, ku gjithashtu fotografoi nga afër ngjarjen me pajisje profesionale.

Ish-kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s është një adhurues i njohur i sporteve motorike. Gjatë viteve ai ka fotografuar gara të MotoGP dhe World Superbike në Brno, ndërsa ka udhëtuar edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite për të ndjekur nga afër gara si NASCAR dhe Rally Dakar.

Prania e tij në Hungari si fotograf u bë një nga momentet më të veçanta jashtë pistës gjatë fundjavës së Formula 1, duke treguar edhe një herë pasionin e presidentit çek për fotografinë dhe sportet motorike. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.