미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Prishtina njofton për devijime në linjat e autobusëve për shkak të punimeve në rrugën “Ilir Konushevci”

Telegrafi - Lajme
Prishtina njofton për devijime në linjat e autobusëve për shkak të punimeve në rrugën “Ilir Konushevci”

Kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të punimeve në segmentin e rrugës “Ilir Konushevci”, do të ketë devijime të përkohshme në itineraret e disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban.

Sipas njoftimit, punimet zhvillohen në segmentin nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

Devijimet prekin linjat: 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25.

Mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, publikohen rrugët alternative

Komuna ka bërë të ditur se itineraret e përkohshme për secilën linjë janë publikuar në materialet shoqëruese të njoftimit, ndërsa devijimet do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rihapjen e segmentit për qarkullim.

Kryeqyteti u ka bërë thirrje qytetarëve dhe shfrytëzuesve të transportit publik për mirëkuptim gjatë kohës sa zgjasin punimet. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.