미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Një tjetër shqiptare po shkëlqen në skenën e huaj, 15 vjeçarja Lionella Jakaj

Telegrafi - Lajme
Një tjetër shqiptare po shkëlqen në skenën e huaj, 15 vjeçarja Lionella Jakaj

Jemi mësuar të flasim e të dëgjojmë për yjet shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max apo edhe yje si Loredana ku gjermano folësit dhe shqiptarët e njohim mjaft mirë.

Por një tjetër yll e cila është vetëm 15 vjeç çdo ditë e më shumë po shkëlqen. Fjalë është për Lionella Jakaj, besoj se e mbani mend pasi ajo ishte artistja e vogël më e mirë në finalen e "The Voice Kids" gjatë këtik viti ku performanca e saj bëri që ti mahnisë të gjithë.

Super ylli 15 vjeçare jeton me familje në Vjenë të Austrisë dje origjina e saj është nga Fshaj i Gjakovës.

Mjafton që të hyni në rrjetet e saja sociale sidomos në tik tok e të shihni sa bukur e sa me talent dhe me stil ajo bën rrep gjerman, por dëgjon dhe pëlqen shumë edhe artistët shqiptarë si Tayna, Don Xhoni, Mozzik, Getinjo, Unikatil por idhulli i saj mbetet Loredana ku edhe shkëlqeu me këngën e saj para jurisë në talent show në Gjermani.

Ajo ka 7 vjet që merret me muzikë dhe mbani mend mirë këtë emêr pasi një ditë do të listohet në yjet shqiptare me famë botëtore që në fillim i përmendem.

Gjithashtu ne mësojmë se talentja do të vijë me 24 korrik me projektin e saj të parë muzikor që është krijim i saj. Suksese Lionela Jakaj shdërritsh gjithmonë dhe le të bësh krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë! /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.