Mario Mitaj afër kalimit te skuadra e Serie A

Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj është pranë kalimit në Serie A, pasi Genoa ka hyrë në negociata të avancuara me Al-Ittihadin për transferimin e tij.
Sipas mediumit saudit “Al-Riyadiyah”, dy klubet po diskutojnë një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje, ndërsa bisedimet po vazhdojnë me synimin që transferimi të finalizohet në të ardhmen e afërt.
Raporti shton se Al-Ittihadi është i gatshëm ta lejojë largimin e Mitajt, teksa po punon për të përforcuar repartin e mesfushës.
Në listën e objektivave të klubit saudit është përfshirë edhe Raphael Onyedka, mesfushori nigerian i Club Brugge. Futbollisti 25-vjeçar mund të luajë si mesfushor, por edhe si qendërmbrojtës, gjë që e bën një alternativë tërheqëse për drejtuesit e Al-Ittihadit.
Drejtuesit e Al-Ittihadit po vazhdojnë të analizojnë të gjitha opsionet përpara se të marrin vendimin përfundimtar mbi përforcimin e mesfushës, ndërsa largimi i Mitajt drejt Genoas duket se po afrohet gjithnjë e më shumë.
Mitaj gjithnjë është vlerësuar lartë nga klubet italiane, ku në të kaluarën edhe AC Milani kishte tentuar ta transferonte, por atëherë Al-Ittihad nuk konsideronte shitjen e yllit shqiptar./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요