오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Pse çdo debat politik përfundon në grindje? Studimi i ri zbulon arsyen që pak kush e pret

Telegrafi - Lajme
Pse çdo debat politik përfundon në grindje? Studimi i ri zbulon arsyen që pak kush e pret

Debatet për politikën shpesh përfundojnë në grindje, veçanërisht gjatë tubimeve familjare ose takimeve me miqtë

Por një studim i ri tregon se problemi mund të mos jetë vetëm te dallimet në qëndrime, por edhe te supozimet tona të gabuara për atë se sa të gatshëm janë njerëzit – madje edhe ata që ndajnë bindjet tona politike – për të dëgjuar mendime ndryshe.

Pikërisht kureshtja mund të jetë çelësi për biseda më cilësore dhe mirëkuptim më të madh.

Pse bisedat politike shpesh duken të pashpresa?

Shumë njerëz besojnë se diskutimi për politikën nuk ka kuptim, sepse është pothuajse e pamundur t’ia ndryshosh dikujt mendimin. Prandaj shpesh këshillohet shmangia e këtyre temave, ndryshimi i bisedës ose tërheqja e plotë nga debati.

Kur shfaqen dallimet politike, është e lehtë të biem në kurthin e ndarjes së njerëzve në “ne” dhe “ata”. Në vend që bashkëbiseduesin ta shohim si një person me përvojat dhe arsyet e veta, fillojmë ta gjykojmë përmes stereotipeve dhe etiketave.

Këtij fenomeni i shtohen edhe paragjykimet njohëse, si prirja për të kërkuar informacion që konfirmon bindjet tona ose për t’u afruar më shumë me njerëzit që i përkasin grupit tonë.

Një mënyrë e tillë të menduari e vështirëson dialogun e sinqertë dhe i thellon edhe më shumë ndarjet.

Zgjidhja nuk është bindja, por kureshtja

Psikologët vlerësojnë se atmosfera e një bisede nuk përmirësohet duke përdorur argumente më agresive ose duke u përpjekur vazhdimisht të dëshmojmë se kemi të drejtë.

Një qasje shumë më e dobishme është kureshtja e sinqertë.

Kjo fillon nga vetja. Edhe pse shpesh mendojmë se i kuptojmë në mënyrë të përsosur motivet dhe bindjet tona, studimet tregojnë se jo gjithmonë është kështu. Kur sigurinë absolute e zëvendësojmë me kureshtje, bëhemi më të hapur ndaj informacioneve të reja dhe më të gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie më cilësore.

Psikiatri Irvin Yalom ka theksuar se pas shumë bindjeve të forta mund të qëndrojnë frika dhe nevoja më të thella njerëzore, si nevoja për siguri, përkatësi, liri ose kuptim.

Qëndrimet politike ndonjëherë mund të jenë vetëm shprehje e jashtme e këtyre nevojave, transmeton Telegrafi.

Çfarë tregoi studimi i ri?

Psikologu Todd Kashdan dhe bashkëpunëtorët e tij zhvilluan tri studime në të cilat shqyrtuan lidhjen mes kureshtjes dhe bisedave politike.

Rezultatet treguan se njerëzit shpesh i vlerësojnë gabimisht edhe anëtarët e grupit të tyre politik. Shumë pjesëmarrës besonin se njerëzit që ndanin bindjet e tyre politike ishin më të mbyllur ndaj pikëpamjeve të ndryshme sesa ishin në të vërtetë.

Këto bindje të gabuara mund të krijojnë një qëndrim mbrojtës edhe para se biseda të fillojë, duke rritur tensionin dhe duke zvogëluar gatishmërinë për dialog.

Ndërkohë, personat më kureshtarë treguan gatishmëri më të madhe për të mësuar nga bisedat politike, më shumë përulësi intelektuale, më pak reagime mbrojtëse dhe më shumë hapje ndaj këndvështrimeve të ndryshme.

Ata ishin gjithashtu më pak të prirur t’i shmangnin njerëzit me bindje politike të kundërta.

Hapja ndaj mendimeve të tjera mund të nxitet

Një nga përfundimet më interesante ishte se kureshtja mund të shtohej edhe përmes një ndërhyrjeje të thjeshtë psikologjike.

Pjesëmarrësve iu treguan të dhëna që sugjeronin se njerëzit nga grupi i tyre politik ishin më të hapur ndaj mendimeve të tjera sesa ata kishin menduar.

Pas kësaj, pjesëmarrësit shprehën më shumë dëshirë për të mësuar gjatë bisedave politike, ishin më të gatshëm të dëgjonin pikëpamje të ndryshme dhe treguan kureshtje më të madhe shoqërore e politike.

Pra, askush nuk duhej bindur të ndryshonte qëndrimin politik. Mjaftoi të ndryshonte perceptimi se si mendojnë njerëzit “e anës sonë”.

Ndonjëherë mjafton të dëgjosh

Nevoja për përkatësi është një nga nevojat themelore njerëzore. Për këtë arsye, shpesh në mënyrë të pavetëdijshme përvetësojmë qëndrimet dhe sjelljet e grupit ku bëjmë pjesë.

Nëse besojmë se “tanët” mendojnë se pala tjetër nuk ka asgjë me vlerë për të thënë, edhe ne do të jemi më pak të gatshëm të dëgjojmë.

Herën tjetër kur të gjendeni në një debat politik me familjarët ose miqtë, provoni ta lini për një moment mënjanë nevojën për të pasur të drejtë.

Në vend të grindjes, bëni pyetje dhe dëgjoni me të vërtetë përgjigjet. Ndoshta nuk do t’ia ndryshoni mendimin askujt, por mund të kuptoni më mirë pse dikush mendon ndryshe.

Sepse ndonjëherë nuk është më e rëndësishmja të pajtohemi – mjafton të jemi të gatshëm ta dëgjojmë njëri-tjetrin. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Andy Gamboa regresa a Costa Rica con una nueva función de "La Mula que me parió"

Delfino.cr - Portada

Fiscalía rechaza cuestionamientos de Fernández y Chaves sobre traslado de alias “Diablo”

Delfino.cr - Portada

Turanza EV: El auge de los vehículos eléctricos impulsa una nueva generación de neumáticos

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

“E luta për pesë vjet të largohej prej tij”, ish-bashkëshorti i influencueses së vrarë rrëfen dramën

Telegrafi - Lajme

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Telegrafi - Lajme

Bruno Guimaraes me shumë gjasa do t'i bashkohet gjigantit anglez

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.