미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Dimitrievski: Këshilltarët dhe deputetët që u bënë të pavarur duhet ta kthejnë mandatin

Telegrafi - Lajme
Dimitrievski: Këshilltarët dhe deputetët që u bënë të pavarur duhet ta kthejnë mandatin

Këshilltarët dhe deputetët që janë larguar nga partia, gjëja më e ndershme që mund të bëjnë është ta kthejnë mandatin e fituar me votat e partisë, deklaroi kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, gjatë panel-diskutimit në Prilep.

Lidhur me vendimin e këshilltares së vetme të ZNAM-it në Këshillin e Komunës së Prilepit, e cila së fundmi vendosi të veprojë si e pavarur, Dimitrievski tha se si ajo, ashtu edhe deputeti Mile Cekov, i kanë fituar pozitat falë besimit që qytetarët ia kanë dhënë partisë.

Sipas tij, veprimi më moral do të ishte që të dy ta kthenin mandatin te Lëvizja ZNAM, pasi ai është fituar përmes partisë.

“Ajo duhet t’u japë mbështetësve të saj një përgjigje të sinqertë se përse e mori një vendim të tillë. Më e ndershmja do të ishte që jo vetëm ajo, por edhe deputeti Mile Cekov, ta kthenin mandatin te partia, sepse ai është fituar përmes saj. Megjithatë, ne nuk jemi të ngarkuar me këtë çështje”, deklaroi Dimitrievski.

Ai shtoi se qëllimi i karvanit partiak është zhvillimi i bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët për të dëgjuar si vlerësimet pozitive, ashtu edhe kritikat, në mënyrë që partia të veprojë më me efikasitet në rolin e saj si partnere në qeveri. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.