미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Tyla sqaron deklaratën që shkaktoi polemika për identitetin e saj racor

Telegrafi - Lajme
Tyla sqaron deklaratën që shkaktoi polemika për identitetin e saj racor

Këngëtarja afrikano-jugore, Tyla, ka folur për polemikat që u krijuan pasi ajo e përshkroi veten si 'coloured' (term që në Afrikën e Jugut përdoret për njerëzit me prejardhje të përzier racore).

Tyla, 24 vjeçe, nga Johannesburg-u, u përball me kritika në vitin 2023 pasi një video e vjetër në TikTok u bë virale, ku ajo thoshte se ishte 'një afrikano-jugore'.

Në ShBA ky term ka një histori të lidhur me segregacionin dhe shpesh konsiderohet fyes, ndërsa në Afrikën e Jugut përdoret si një identitet kulturor për komunitetet me prejardhje të përzier, i formësuar edhe nga historia e aparteidit.
Tyla

Këngëtarja shpjegoi se fillimisht e pati të vështirë të përballej me reagimet, sepse ajo gjithmonë e kishte parë këtë si pjesë normale të identitetit të saj.

Ajo tha se vetëm pasi udhëtoi në vende të tjera kuptoi se i njëjti term mund të ketë kuptime shumë të ndryshme.
Tyla

Tyla theksoi se identiteti “coloured” lidhet me kulturën dhe historinë e Afrikës së Jugut, por shtoi se ajo është gjithashtu zezake.

Sipas saj, ky identitet ka lindur nga një histori e dhimbshme ndarjeje dhe diskriminimi gjatë aparteidit, por sot është bërë pjesë e krenarisë kulturore për shumë njerëz.
Tyla

Pranoi se kjo është një bisedë që ndoshta nuk do të zgjidhet kurrë plotësisht, pasi kuptimi i fjalës ndryshon nga një vend në tjetrin.

Tyla u bë e famshme me këngën “Water” në vitin 2023, e cila u kthye në një hit global falë një sfide virale në TikTok. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.