Pavarësisht rritjes së shitjeve, Teslës i bien aksionet në bursë

Pavarësisht se kompania Tesla ka shënuar rritje në shitjen e automjeteve, investitorët kanë reaguar negativisht dhe aksionet e prodhuesit amerikan të makinave elektrike kanë rënë me më shumë se 14 për qind në bursë.
Rënia e fortë e aksioneve erdhi pas publikimit të rezultateve financiare, të cilat ngritën shqetësime te investitorët për fitimet, shpenzimet e mëdha dhe planet e ardhshme të kompanisë.
Tesla ka vazhduar të investojë miliarda dollarë në inteligjencën artificiale, robotikë dhe teknologjinë e automjeteve autonome, por tregu kërkon rezultate më konkrete.
Edhe pse të ardhurat e kompanisë janë përmirësuar, fitimet dhe marzhet e saj kanë mbetur nën presion, duke bërë që analistët të rishikojnë pritshmëritë për performancën e ardhshme të Teslës.
Rënia e aksioneve ka ndikuar edhe në pasurinë personale të shefit ekzekutiv të kompanisë, Elon Musk, i cili humbi miliarda dollarë nga vlera e aksioneve të tij pas zhvlerësimit në treg.
Ekspertët thonë se investitorët janë gjithnjë e më të shqetësuar nëse Tesla do të arrijë të justifikojë vlerësimin e lartë të kompanisë përmes projekteve të reja si robotët humanoidë, robotaksitë dhe sistemet e avancuara të drejtimit autonom.
Megjithatë, Tesla vazhdon të mbetet një nga prodhuesit kryesorë globalë të automjeteve elektrike dhe kompania synon të zgjerojë më tej përdorimin e inteligjencës artificiale në produktet e saj. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요