미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Sorensen në Kosovë, diskuton me Kurtin për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Telegrafi - Lajme
Sorensen në Kosovë, diskuton me Kurtin për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim janë diskutuar zhvillimet në raport me Bashkimin Evropian, situata në Ballkanin Perëndimor, si dhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë zhvillimet aktuale dhe rrugën përpara.

Kurti ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi konstruktiv, paqes së qëndrueshme, sigurisë euro-atlantike, stabilitetit afatgjatë dhe fqinjësisë së mirë evropiane.

Një nga çështjet e ngritura gjatë takimit ka qenë edhe kthimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje.

Sipas Qeverisë, Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës insistojnë në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, barazinë e qytetarëve dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve.

“Të punësuarit në institucionet e Republikës janë dhe duhet të jenë nga të gjitha etnitë, e të karakterizohen nga kompetenca profesionale dhe integriteti etik, përfshirë këtu policinë, gjyqësorin e prokurorinë e shtetit”, thuhet në njoftim.

Kurti ka deklaruar se dorëheqjet kolektive të serbëve nga institucionet në veri të Ibrit, para katër vitesh, sipas tij, kishin për qëllim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit demokratik të Kosovës.

Ai ka theksuar se rruga përpara duhet të përcaktohet nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së karakterit shumetnik të sistemit gjyqësor, por edhe garantimit të pavarësisë dhe cilësisë së drejtësisë.

Në takim janë diskutuar edhe tema të tjera nga procesi i dialogut, ndërsa është theksuar rëndësia e respektimit dhe mosshkeljes së Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.