미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Dogana e Maqedonisë sekuestron bizhuteri "Swarovski" me vlerë 333 mijë denarë në Aeroportin e Shkupit

Telegrafi - Lajme
Dogana e Maqedonisë sekuestron bizhuteri "Swarovski" me vlerë 333 mijë denarë në Aeroportin e Shkupit

Bizhuteri Swarovski me vlerë 333 mijë denarë u sekuestrua në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, pasi doganierët e zbuluan atë gjatë një kontrolli të detajuar të një pasagjeri që po hynte në vend.

"Gruaja është shtetase e RMV-së e cila mbërriti me fluturim nga Zagrebi, dhe me të hyrë në vend me qëllim që t'i shmangej pagesës së detyrimeve të importit, ajo shkoi në kanalin e gjelbër në vend të kanalit të kuq. Pasagjerja u selektua për kontroll nga doganierët, të cilëve u deklaroi se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Pas kontrollit me rreze X dhe ekzaminimit të bagazhit, u zbuluan 23 bizhuteri Swarovski".

"Rasti iu transferua Departamentit të Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, i cili ngriti kallëzim penal për veprën penale "kontrabandë", e dënueshme sipas Kodit Penal", thonë nga Dogana. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.