오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Pa agjendë, pa njoftim! Çfarë fshihet pas takimit të papritur Kurti-Sorensen?

Telegrafi - Lajme
Pa agjendë, pa njoftim! Çfarë fshihet pas takimit të papritur Kurti-Sorensen?

Vizita e paparalajmëruar në Prishtinë e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nuk i ka befasuar vëzhguesit e zhvillimeve politike. Sorensen ngriti në takim çështjen e dorëheqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë dhe kërkesat e tyre për rikthim në punë pas 4 vjetësh. Analistët thonë se prezenca e komunitetit serb në këto institucione është detyrim nga marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pa njoftim paraprak e agjendë publike, takimi u mbajt larg vëmendjes së mediave dhe qytetarëve.

Të premten pasdite, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin e vizitoi i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.

Në takimin me dyer të mbyllura, Sorenseni ngriti si temë gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr serbë që po kërkojnë rikthimin në punë.

Sipas njoftimit, Kurti ka përsëritur në takim se është i hapur për përfshirjen e serbëve në gjyqësor dhe prokurori, por jo për rikthimin e tyre automatik në punë, duke insistuar se çdo vendim të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Sorensen nuk është deklaruar deri më tani për këtë vizitë, por ardhja e tij në Prishtinë nuk përbën çudi për njohësin e çështjeve politike, Albinot Maloku.

Sorensen vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, diskuton me Kurtin për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

“Bazën e ka tek marrëveshjet e ndodhura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të cilat ndërmjetësit e Bashkimit Evropian bëjnë kujdes dhe interes të shtuar. Në dukje të parë ky interes mund të duket i një anshëm por është diçka që është pjesë e marrëveshjeve”, ka thënë Albinot Maloku, njohës i çështjeve politike.

Maloku konsideron që përmes vizitave të tilla synohet jetësimi i pikës së marrëveshjes për përfshirjen e komunitetit serb në institucione.

“Në sytë e Prishtinës zyrtare ky mund të duket si një presion, por kemi të bëjmë pastër me interesin e BE-së sa i përketë jetësimit të marrëveshjeve të ndodhura në Bruksel, që për pasojë Serbia bën një interes më të madh lobim sesa Kosova në jetësimin e marrëveshjeve”, ka thënë Albinot Maloku, njohës i çështjeve politike.

Që pjesëmarrja e komunitetit serb në institucionet e Kosovës është në interes të vendit e thotë njohësi i tjetër i çështjeve politike, Ardian Zeqiri.

“Po pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në institucione publike është në interes të Kosovës sepse tregon se shteti dhe maturiteti institucional dhe shoqërorë është duke u avancuar. Dhe kjo gjithsesi se është lajm i mirë për Kosovën dhe hapje e dyerve për në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ardian Zeqiri, njohës i çështjeve politike.

Zeqiri konsideron që ka pasur një koordinim politik rreth dekretimit të lirimit nga detyra të prokurorëve serbë.

“Si duket ka pas një kordinim të shpejt me ndryshimet që janë bërë në Këshillin Prokurorial të Kosoëvës së fundmi, me caktimin e kryesuesit të ri dhe kryeprokurorit. Unë mendoj se ka pasur një kordinim politik për procesimin e këtyre dorëheqjeve të cilat kanë qenë në njëfarë zone limbo”, ka thënë Ardian Zeqiri, njohës i çështjeve politike.

Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë gjatë së premtes, kryeministri në detyrë Albin Kuti ka deklaruar se rikthimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë që u dorëhoqën nuk lejohet me ligj./Tv Dukagjini
- YouTube youtu.be ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Zona de Recarga celebrará 300 emisiones con programa especial junto a Guadalupe Urbina

Delfino.cr - Portada

[Kuwait Denies Participation in Military Operations Against Iran

Yemen Online

[Reuters: Houthis Attack Saudi Oil Facilities on Red Sea Coast

Yemen Online

Telegrafi의 다른 기사

Rita Ora: Jam krenare që jam emigrante, historia e familjes sime më ka bërë më të fortë

Telegrafi - Lajme

Kërkohet hetime për profilet e dyshuara të rreme në Facebook

Telegrafi - Lajme

Ndodh edhe kjo në Kosovë: Munishi e nxjerr skuadrën nga fusha pas kartonit të kuq në miqësore

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.