미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Fluks i madh në Morinë, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri brenda pak orësh

Telegrafi - Lajme
Fluks i madh në Morinë, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri brenda pak orësh

Fundjava e fundit e korrikut ka sjellë një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinës.

Që në orët e para të mëngjesit, mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën, por edhe për të nisur pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Rritja e lëvizjeve lidhet edhe me kthimin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës.

Pas mbërritjes në Kosovë për pushimet vjetore, shumë prej tyre kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimi së bashku me familjet e tyre në Shqipëri.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat, Policia Kufitare ka zbatuar procedurën e thjeshtuar të kalimit në kufi për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në varësi të numrit të udhëtarëve, janë hapur edhe sportele shtesë, duke mundësuar një qarkullim më të shpejtë dhe duke shmangur krijimin e kolonave të gjata.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 11 mijë qytetarë dhe rreth 7 400 automjete.

Autoritetet parashikojnë që fluksi të vijojë i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, në kulmin e sezonit turistik./Abc News ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.