미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Fjalët e para të Zidanes pas emërimit në krye të Francës

Telegrafi - Lajme
Fjalët e para të Zidanes pas emërimit në krye të Francës

Zinedine Zidane ka folur për herë të parë pas emërimit si përzgjedhës i kombëtares së Francës, duke e cilësuar këtë post si një ëndërr të realizuar.

Ish-trajneri i Real Madridit zbuloi se kishte refuzuar oferta nga klubet gjatë viteve të fundit, pasi synimi i tij kryesor ishte drejtimi i “Gjelave”.

“Në një farë mënyre, kjo është vazhdimësi e një ëndrre. Gjatë katër apo pesë viteve që kur ndalova së trajnuari, kam pasur oferta për t’u rikthyer në klube, por i refuzova të gjitha sepse kombëtarja e Francës ishte e vetmja punë që doja pas Real Madridit”.

Zidane foli edhe për lidhjen e veçantë me Francën, duke kujtuar rrugëtimin e tij nga akademia deri te ekipi i parë.

“Jam rritur me këtë ekip. Fillova në grupmoshat e reja dhe kalova çdo nivel deri te kombëtarja A, niveli më i lartë”.

Ai falënderoi Didier Deschamps për punën e bërë dhe premtoi një kapitull të ri me ambicie të mëdha.

“Didier, urime për gjithçka që ke arritur. Tani do të nisë një kapitull i ri me një staf të ri teknik. Do të vendos gjithë energjinë time në këtë ekip. Mezi pres të filloj”.

I pyetur nëse ky ishte momenti më i madh i karrierës së tij si trajner, Zidane u përgjigj shkurt: “Po".

Sa i përket filozofisë së tij, francezi premtoi një futboll ofensiv.

Zyrtare: Zinedine Zidane emërohet trajner i Francës

“Ajo që më motivon është loja sulmuese dhe shënimi i golave. Kam qenë një numër 10 dhe kjo është pjesë e asaj që besoj si trajner”.

Zidane u pyet për Kylian Mbappen, për të cilin tha ende nuk ka biseduar.

“Nuk kam folur ende me Kylianin. Gjëja më e rëndësishme për të tani është të pushojë pas një sezoni të gjatë. Do të flasim në shtator”, përfundoi ai./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.