미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Foda ‘bekon’ transferimin e Fisnik Asllanit te Leipzigu: Ka kualitete të jashtëzakonshme

Telegrafi - Lajme
Foda ‘bekon’ transferimin e Fisnik Asllanit te Leipzigu: Ka kualitete të jashtëzakonshme

Fisnik Asllani mund të jetë shumë pranë një transferimi të madh në Bundesligë, me sulmuesin e Kosovës që po lidhet gjithnjë e më shumë me një kalim te Leipzigu.

Asllani mungoi në dy miqësoret e para parasezonale të Hoffenheimit, fillimisht ndaj skuadrës së kategorisë së katërt, SGV Heilbronn-Freiberg, ndërsa të shtunën nuk ishte në dispozicion as në përballjen ndaj Greuther Furthit të Bundesligës 2.

Këto mungesa vijnë në një kohë kur mediat e njohura gjermane, përfshirë edhe Kicker, kanë raportuar se Hoffenheimi nuk dëshiron të rrezikojë me sulmuesin kosovar, pasi ai pritet të transferohet te Leipzigu.

Asllani mund të bëhet një prej largimeve më të rëndësishme të Hoffenheimit gjatë kësaj vere, me Leipzigun që raportohet se mund ta transferojë për rreth 30 milionë euro.

Për 23-vjeçarin më herët është raportuar edhe interesimi i Barcelonës dhe Borussia Dortmundit, ndërsa vlerësimi i lartë që gëzon në futbollin gjerman dëshmohet edhe nga fjalët e përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

Në një intervistë për mediumin gjerman LVZSport, Foda ka folur gjerësisht për cilësitë e sulmuesit kosovar, duke e vlerësuar në mënyrë të veçantë aftësinë e tij në zonën e rreptësisë.

“Fisniku ka kualitete të jashtëzakonshme në zonë, teknikisht është shumë i aftë, përshtatet mirë në hapësira të ngushta dhe në lojën në ajër, e ruan topin mirë dhe ka nuhatje të mirë për situata të ndryshme të lojës. Me të në fushë mund të sulmosh në thellësi, ai shënon dhe asiston në gola”, ka deklaruar Foda.

As Barcelona e as Dortmundi, gjiganti gjerman e mbyllë marrëveshjen për Fisnik Asllanin

Përzgjedhësi i Kosovës nuk është ndalur me kaq. Ai ka vënë në pah edhe karakterin e Asllanit dhe kontributin e tij në fazën defensive, duke e përshkruar si një futbollist që mendon për skuadrën dhe jo vetëm për statistikat personale.

“Mes gjithë këtyre që i përmenda, ai është lojtar ekipor që është gjithmonë aty për skuadrën, punon shkëlqyeshëm edhe për ta fituar topin. Ai ka pasion të vërtetë për futbollin dhe është shumë i etur për të shënuar gola”, është shprehur Foda.

Fjalët e Fodës vijnë pas një sezoni shumë të mirë të Asllanit me Hoffenheimin. Sulmuesi kosovar e mbylli edicionin me 11 gola dhe 10 asistime në 35 paraqitje në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.