Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se më 6 gusht në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu këtë e bëri të ditur në një konferencë për media.
Ajo tha se nuk e kishte ftuar me nguti seancën konstituive për shkak që ende nuk ka një dakordim për çështjen e presidentit.
“Për shkak të kësaj lidhje kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe procedurës së zgjedhjes së presidentit, kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve. Kam mirëpritur ftesat për takime të kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe kam ndjekur nga afër përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Siç e dini deri tani janë mbajtur dy takime, një me PDK-në dhe një me LDK-në, kurse Aleanca nuk është përgjigjur ftesës për takim”, tha ajo.
Tutje, sipas tij, duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politik për çështjen e presidentit ka vendosur që menjëherë pas certifikimit të mos e thërras me nguti seancën konstituive, por të shfrytëzojë afatin që lejon kushtetuta për t’u krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog dhe ndërtimin e një konsensusi.
“Prandaj, sot kam vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 6 gusht, e enjte, në ora 10:00”, tha ajo.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha se deri atëherë mbetet detyrim politik dhe institucional i subjekteve parlamentare që të vazhdojnë dialogun.
“Dialogun ndërmjet tyre nuk duhet askush t’i shoh si një shenj dobësie, por si dëshmi e përgjegjësisë demokratike. Në një demokraci parlamentare përgjegjësia për ndërtimin e institucioneve nuk është ekskluzivitet i dikujt, por u takon të gjithëve. Marrëveshja kërkon gatishmëri dhe seriozitet nga të gjitha palët”, tha ajo. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요