오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Lufta e Putinit në Ukrainë ringjall misionin fillestar të NATO-s

Telegrafi - Lajme
Lufta e Putinit në Ukrainë ringjall misionin fillestar të NATO-s

Nga: Daniel N. Hoffman / The Washington Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Pas samitit të NATO-s në Ankara të Turqisë, në fillim të këtij muaji u zateta me ish-ambasadorin e ShBA-së në NATO, Kurt Volker, i cili i cilësoi takimet e nivelit të lartë si “një sukses të madh, sepse NATO-ja iu kthye asaj që duhej të bënte”.

Për z. Volker, kjo do të thotë se NATO është përqendruar me të drejtë te pengimi i kërcënimeve - që vijnë nga Rusia - ndaj Evropës dhe Amerikës së Veriut.

Që nga krijimi i saj në vitin 1949, pas luftës më të tmerrshme që bota kishte parë ndonjëherë e deri te shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, NATO - në fazën e saj të parë - mundësoi një periudhë të jashtëzakonshme sigurie, mbrojtjeje dhe begatie. Asaj nuk iu desh të qëllonte as edhe një herë.

NATO 2.0 filloi pas Luftës së Ftohtë, me një fokus të ri te menaxhimi i krizave, veçanërisht në ish-Jugosllavi, si edhe te operacionet sulmuese ushtarake në Afganistan, pasi aleanca aktivizoi nenin 5 - klauzolën e saj të mbrojtjes kolektive, për herë të parë dhe të vetme.

Sundimtari rus, Vladimir Putin, i cili argumentoi në mënyrë të famshme se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit XX, nxiti ripërtëritjen e NATO-s dhe kthimin e saj te misioni i saj bazik.

Anëtarët evropianë të NATO-s, në veçanti, duhej t'i kishin parë shenjat ogurzeza kur z. Putin pushtoi Gjeorgjinë më 2008 dhe aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë më 2014. Ata duhej ta kishin parë këtë në transformimin, nga Moska, të dezertorit Alexander Litvinenko në një bombë të pistë njerëzore me polonium-210 në qendër të Londrës më 2006, si edhe në përdorimin nga Rusia, më 2018, të agjentit nervor Noviçok kundër ish-oficerit të zbulimit Sergei Skripal.

Megjithatë, ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe bashkëqytetarët e tij që e zgjuan Evropën nga përgjumja e saj pas Luftës së Ftohtë, duke e mbrojtur me guxim vendin e tyre kundër pushtimit barbar të Kremlinit në shkurt të vitit 2022.

NATO mirëpriti Finlandën dhe Suedinë si anëtarë dhe rriti shpenzimet e mbrojtjes në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto. Tani NATO është e përkushtuar të ndërtojë mbrojtje të fuqishme dhe ndërvepruese që duhet për të rivendosur fuqinë frenuese të shkatërruar nga z. Putin dhe nga lufta tokësore më shkatërrimtare në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore.

NATO 3.0 i ngjan shumë NATO-s 1.0, sepse tabloja e kërcënimeve në kontinentin evropian sot i ngjan aq shumë periudhës menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria e Kuqe kërcënonte të marshonte drejt Evropës Perëndimore.

Qëllimi i NATO-s ka qenë gjithmonë të pengojë zgjerimin armiqësor në kontinentin evropian dhe të garantojë sigurinë kolektive të anëtarëve të saj. Shtatëdhjetë e shtatë vjet më vonë, NATO vazhdon të jetë “e lidhur nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.

Ukraina ndodhet pikërisht në pikën e sulmit, duke mbrojtur pjesën tjetër të Evropës nga armiku në portat e saj. Ukraina nuk ka asnjë mundësi formale për t'u anëtarësuar në NATO - sipas politikës së dyerve të hapura të nenit 10, derisa Rusia të mposhtet - por, deri atëherë Ukraina do të jetë partnerja më e rëndësishme dhe më e vlefshme e NATO-s.

Kini parasysh njoftimin e fundit se disa vende evropiane, përfshirë Ukrainën, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Britaninë, do të ndërtojnë një aftësi të përbashkët të mbrojtjes nga raketat balistike për Evropën, bazuar në përvojën e Ukrainës në mbrojtjen e qyteteve të saj kundër sulmeve pa dallim me raketa nga Rusia.

Z. Zelenskyy tha se synimi është të prodhohet në masë një sistem me kosto të ulët për mbrojtje të Evropës, kundër raketave balistike, i cili mund të eksportohet edhe në kombet e tjera.

Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë ta udhëheqin NATO-n, edhe pse Evropa merr përsipër një barrë më të madhe sigurie në oborrin e saj.

Bazat amerikane në vendet anëtare të NATO-s jo vetëm që na japin prani të drejtpërdrejtë si mbrojtje paralajmëruese, por edhe na mundësojnë të projektojmë fuqi në skenat tona të operacioneve anembanë botës - përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Shtetet e Bashkuara duhet të jenë furnizuesi i parapëlqyer i teknologjisë dhe armëve, duke përfituar njëkohësisht nga mësimet e nxjerra - veçanërisht nga revolucioni i luftës me dronë që po zhvillohet në fushëbetejat e Ukrainës.

Në një shpallje të NATO-s të vitit 1984, presidenti Reagan i bëri thirrje Kongresit dhe popullit amerikan të shprehnin “mbështetjen tonë për një lidhje që na ka shërbyer kaq mirë gjatë viteve dhe që do të vazhdojë të jetë thelbësore për mirëqenien tonë në të ardhmen, për ta ruajtur paqen përmes forcës dhe vendosmërisë së tyre kolektive”.

Sundimi i ligjit, liria dhe demokracia janë shumëfishues force për biznesin, siç pasqyrohet në triliona dollarë tregti midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Prandaj, z. Volker ka të drejtë kur e përgëzon NATO-n për kthimin te misioni i saj qendror: pengimi i makinerisë kërcënuese të luftës së Vladimir Putinit. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

[UKMTO Reports Tanker Incident in Gulf of Oman

Yemen Online

S’porean man, 71, sexually abused daughter, granddaughter, nieces & students over 26 years

Mothership - Latest

[Yemen : UN Chief Warns of Escalation as Houthis Resume Attacks on Red Sea Shipping

Yemen Online

Telegrafi의 다른 기사

A e dini nga kanë ardhur paraardhësit e Messit? Hulumtimet zbulojnë detaje të panjohura që e lidhin edhe me Brazilin

Telegrafi - Lajme

NATO intern arrested in Belgium on suspicion of espionage

Telegrafi - Lajme

Arrestohet në Belgjikë një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.