오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
관련 뉴스2건2개 미디어
KOHA.net
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

IML: Mbetjet mortore në Kalludër të Zubin Potokut janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

Telegrafi - Lajme
IML: Mbetjet mortore në Kalludër të Zubin Potokut janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

Disa mbetje mortore të gjetura në fshatin Kalludër i Vogël të komunës së Zubin Potokut janë konfirmuar paraprakisht si me origjinë njerëzore dhe me interes mjeko-ligjor.

Kështu bëri të ditur mjeku i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, pas vlerësimit fillestar të ekipit në terren.

Haliti tha se ekipet kanë dalë në lokacion me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të vlerësuar origjinën e mbetjeve mortore dhe interesin e tyre forenzik.

“Po, sot jemi këtu me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të bërë një vlerësim në lokacion këtu në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur disa pjesë kockore, për të cilat jemi thirrur ne si ekip i Institutit të Mjekësisë Ligjore që të bëjmë vlerësimin e origjinës së pari të këtyre mbetjeve mortore dhe interesit forenzik. Kështu që qëllimi i daljes së sotme ka qenë vlerësimi në këtë aspekt, që të vlerësojmë së pari se a kemi të bëjmë me mbetje mortore që janë me origjinë njerëzore dhe, së dyti, se a janë me interes mjeko-ligjor. Kështu që sot, siç na keni parë, ne kemi dalë këtu së bashku me të gjitha ekipet, edhe me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Sektorin për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës, komponentën e EULEX-it, e cila është në kuadër të IML-së, ku kemi filluar punën për ta bërë këtë vlerësim. Sipas vlerësimeve preliminare mund të konfirmojmë se mbetjet janë me origjinë njerëzore dhe se janë me interes mjeko-ligjor. Për momentin e kemi siguruar vendin e ngjarjes dhe, për shkak të kompleksitetit të vendit të ngjarjes, siç po e shihni është terren malor, qasja është pak më komplekse. Kemi vendosur që tash të fokusohemi në përgatitje sa më të mirë për qasje në terren, në mënyrë që ta realizojmë gërmimin sa më profesionalisht. Kështu që krejt çka mund të konfirmojmë është se janë me interes mjeko-ligjor, janë me origjinë njerëzore dhe ditëve në vijim punimet do të vazhdojnë”, tha Haliti.

Ndërkaq, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se është ende herët për të dhënë më shumë detaje, deri në përfundimin e të gjitha ekzaminimeve.

“Është ende herët për me ndarë hollësitë, ta them përkundër interesimit. Megjithatë, kësaj radhe ose në këtë moment janë dy fjali që mund t’i ndaj. Si zonë, si lokacion, kjo hapësirë gjithmonë gjatë këtyre viteve ka pasur vëmendjen dhe prioritetin e duhur. Andaj ndiej për obligim që të shpreh gjithë mirënjohjen dhe falënderimin për të gjitha ekipet, për prioritizimin e këtij rasti dhe adresimin me shumë prioritet të çdo informate, në këtë rast kësaj informate, që të kontribuojmë për zbardhjen e cilitdo rast për personat e zhdukur. Gjithmonë është përpjekje e vazhdueshme institucionale për ta respektuar një të drejtë elementare të familjeve dhe familjarëve, që është e drejta për ta ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre. Sigurisht që do të presim përfundimin e të gjitha ekzaminimeve, procesin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore, dhe çdo informacion që mund të ndahet, fillimisht do të ndahet me familjarët e personave të zhdukur, të cilët janë në qendër të këtij procesi, e më pas edhe me opinionin publik”, tha Gara.

Sipas burimeve të KosovaPressit, dyshohet se në këtë lokacion mund të jenë mbetjet mortore të grupit të njohur si “intelektualët nga Mitrovica”, të cilët rezultojnë të zhdukur më 19 prill 1999. Megjithatë, identifikimi i tyre dhe konfirmimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas përfundimit të procedurave të zhvarrimit dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Ndërkohë, dy persona të dyshuar në lidhje me këtë rast janë arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, ndërsa hetimet dhe veprimet në terren po vazhdojnë. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

IML: Mbetjet mortore në Kalludër të Zubin-Potokut janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Cinco ideas de regalos Xiaomi para sorprender a mamá en su día

Delfino.cr - Portada

MWS Wire Industries anuncia su decisión de establecer en Costa Rica la primera planta dedicada exclusivamente a la fabricación de cable de precisión médico

Delfino.cr - Portada

Nuevas masculinidades: décimo episodio del podcast de la Defensoría

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Ish-zyrtari i policisë dënohet me pesë vite burg për grabitjen e arit në Gostivar

Telegrafi - Lajme

Hamza për zhvarrosjet në Zubin Potok: Edhe pas 27 vitesh presim të vërtetën për të zhdukurit

Telegrafi - Lajme

Merrni barna gjatë vapës? Ja cilat kërkojnë kujdes të veçantë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.