Pas Botërorit, Mbappe shijon pushimet në Miami me Ester Exposito

Kylian Mbappe dhe aktorja spanjolle, Ester Exposito, janë parë së bashku në Miami, duke u larguar nga një klub nate të kapur për dore.
Pamjet e tyre kanë rikthyer vëmendjen e mediave dhe kanë shtuar zërat për një lidhje të mundshme mes dyshes.
Ylli francez i futbollit ka nisur pushimet pas përfundimit të Botërorit 2026, duke lënë përkohësisht pas presionin dhe angazhimet sportive.
View this post on Instagram
A post shared by Miami | Miami Beach (@livinmiami305)
Pikërisht gjatë kësaj periudhe ai është fotografuar pranë aktores së njohur, duke nxitur edhe më shumë spekulimet.
Mbappe dhe Exposito deri tani nuk e kanë konfirmuar publikisht se janë në një lidhje, por duket se nuk po përpiqen më ta mbajnë larg vëmendjes publike afrimitetin e tyre.
Aktorja, e njohur për rolin e saj në serialin "Elite", më herët kishte shmangur pyetjet rreth futbollistit francez dhe nuk kishte dhënë detaje për raportin mes tyre.
Paraqitja e tyre në publik vjen pas eliminimit të Francës nga Botërori 2026, ku kombëtarja franceze u mposht nga Spanja në gjysmëfinale dhe e mbylli turneun në vendin e katërt.
Mbappe, i cili tashmë është një nga figurat më të njohura të futbollit botëror, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요