Zyrtare: Drilon Hazrollaj kalon te Tirana

Sulmuesi Drilon Hazrollaj i është bashkuar zyrtarisht në formë huazimi Tiranës nga skuadra e Rapid Bukureshtit.
Kalimi në Rumani nuk doli i duhuri për yllin e Kosovës që vuajti nga lëndimet e shumta, kësisoj do të provojë ta rigjejë formën që kishte te Malisheva në fanellën e klubit të madh shqiptar.
Tirana e ka kompletuar huazimin e Hazrollajt me opsion blerje nga skuadra rumune.
“KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit të lojtarit.
22-vjeçari nga Kosova aktivizohet në repartin ofensiv dhe vjen pas eksperiencave me FC Malishevën dhe FC Rapid 1923, duke shtuar një tjetër alternativë në organikën e skuadrës bardheblu për sezonin e ri.
Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, sipas kushteve të dakordësuara”, thuhet në komunikatën e klubit./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요