오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Mbi dy vjet zvarritje, D+ publikon gjetjet për tenderin 3.8 milionë euro për sistemin e imazheve mjekësore

Telegrafi - Lajme
Mbi dy vjet zvarritje, D+ publikon gjetjet për tenderin 3.8 milionë euro për sistemin e imazheve mjekësore

Demokraci Plus (D+) ka evidentuar një sërë problemesh në një procedurë të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit PACS, me vlerë të parashikuar prej 3.8 milionë euro.

Ky sistem mundëson ruajtjen, menaxhimin dhe shpërndarjen elektronike të imazheve diagnostikuese, siç janë ato nga rëntgeni, tomografia e kompjuterizuar (CT), rezonanca magnetike (MRI) dhe ekzaminime të tjera mjekësore, duke u mundësuar mjekëve qasje më të shpejtë në rezultatet diagnostikuese.

Sipas raportit “Kostoja e procedurave të papërfunduara: rivlerësime të përsëritura dhe mungesa e kontratave”, procedura e nisur nga Ministria e Shëndetësisë në nëntor të vitit 2023 kishte për qëllim instalimin e një sistemi digjital për menaxhimin e imazheve mjekësore dhe lidhjen e spitaleve rajonale me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

D+ thekson se procesi është zvarritur për shkak të ankesave, rivlerësimeve të përsëritura dhe vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

Sipas raportit, pas publikimit të njoftimit për kontratë, MSh pranoi pesë oferta, por gjatë procesit të vlerësimit një pjesë e operatorëve ekonomikë u eliminuan. Komisioni vlerësues rekomandoi për dhënie të kontratës një ofertë me vlerë rreth 3.3 milionë euro, por vendimi u kundërshtua.

D+ ka konstatuar se "oferta e grupit të operatorëve ekonomikë PACS and Workflow System nuk plotësonte kërkesat e dosjes së tenderit, duke e shpallur atë përfundimisht të papërgjegjshme për disa arsye."

Në raport thuhet se një prej problemeve ishte mosrespektimi i kërkesave teknike për sistemin PACS, mungesa e dokumentacionit të nevojshëm dhe mospërputhje lidhur me certifikimet e kërkuara.

Raporti i D+: Procedurat e prokurimit prej 22.5 milionë eurosh u shoqëruan me shkelje dhe zvarritje

Sipas D+, procedura u kthye disa herë në rivlerësim pas vendimeve të OShP-së, ndërsa aktiviteti i prokurimit mbeti i bllokuar për një periudhë të gjatë.

"Edhe pas më shumë se dy vjetësh nga publikimi i njoftimit për kontratë, procedura vazhdon të mbetet e papërfunduar, duke vonuar një vendimmarrje përfundimtare dhe duke dëmtuar mundësinë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore përmes këtij investimi", thuhet në raport.

Në raport, D+ ka dhënë edhe një sërë rekomandimesh për përmirësimin e procedurave të prokurimit publik.

Organizata rekomandon që autoritetet kontraktuese të emërojnë në komisionet e vlerësimit vetëm persona që përmbushin kërkesat ligjore dhe të shmangin angazhimin e personave në konflikt interesi.

Gjithashtu, kërkohet që vendimet për rishqyrtim të kërkesave të operatorëve ekonomikë të merren në fazën e vlerësimit të ofertave, në mënyrë që të shmangen eliminimet e padrejta dhe ankesat e panevojshme.

Raporti rekomandon po ashtu që ofertat me çmime jonormalisht të ulëta të trajtohen përmes një analize të plotë dhe të dokumentuar, duke verifikuar nëse sqarimet e operatorëve ekonomikë janë në përputhje me ofertat e paraqitura.

Një tjetër rekomandim është që autoritetet kontraktuese të caktojnë afate proporcionale për dorëzimin e ofertave, në përputhje me vlerën dhe kompleksitetin e kontratës, për të garantuar konkurrencë efektive dhe trajtim të barabartë të operatorëve ekonomikë.

D+ gjithashtu kërkon zbatimin efektiv të vendimeve të OShP-së dhe përfundimin në kohë të procedurave të prokurimit, duke shmangur rivlerësimet e përsëritura dhe eliminimet e njëjta që çojnë në zvarritje të pajustifikuara të procedurave.

Raporti përfshin monitorimin e pesë procedurave të prokurimit publik nga disa ministri, me vlerë totale të parashikuar prej 22.5 milionë euro. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Gobierno promete no subir impuestos, pero alista 24 acciones fiscales

Delfino.cr - Portada

Crecex respalda nueva estrategia nacional para combatir el contrabando y el comercio ilícito

Delfino.cr - Portada

ICE y CoopeGuanacaste inician obras constructivas de parque solar

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Peticioni për përjashtimin e Argjentinës nga Kupa e Botës është nënshkruar nga 23 milionë njerëz

Telegrafi - Lajme

“Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot

Telegrafi - Lajme

Shtëpi 264m² me qira në Fshatin Ndërkombëtar – komoditet, hapësirë dhe privatësi pranë Prishtinës #16340

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.