오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Prishtina largon uzurpatorët e pronave komunale, do t’u ndahen familjeve në nevojë

Telegrafi - Lajme
Prishtina largon uzurpatorët e pronave komunale, do t’u ndahen familjeve në nevojë

Komuna e Prishtinës ka liruar disa banesa dhe prona komunale që po shfrytëzoheshin pa të drejtë, pasi iu kishte skaduar kontrata ose edhe kur familja nuk kishte më nevojë për ndihmë sociale. Deri më tash, janë liruar shtatë banesa komunale dhe të njëjtat do të destinohen për familjet që kanë nevojë për strehim social.

Brenda një banese komunale strehohej një çift i moshuar. Pas vdekjes së tyre, familjarët nuk e njoftuan komunën për ndryshimin e rrethanave dhe vazhduan ta shfrytëzojnë banesën, pa të drejtë ligjore.

Megjithatë, rasti nuk mbeti i pazbuluar.

Pas verifikimeve nga zyrtarët komunalë, prona u lirua dhe u kthye nën administrim të komunës.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi për këtë çështje Drejtoria e Pronës në Prishtinë ka nisur aksion për lirimin e pronave që po shfrytëzohen në kundërshtim me ligjin.

“Kësaj çështje i takon edhe lirimit të banesave komunale, të cilat kanë qenë të shfrytëzuara fillimisht me kontratë, të cilave iu ka dalë afati, e edhe kontrata që kanë qenë më kritere sociale, dhe ato kritere këto familje më nuk i plotësojnë. Aksioni i fundit janë liru pesë familje, ka disa që kanë qëndru disa vite, dhe më herët janë liru dy, në proces të lirimit janë edhe shtatë të tjera”, ka thënë Brahim Mehmetaj, drejtor i Pronës në Prishtinë.

Drejtori i Pronës, Brahim Mehmetaj, thotë se kthimi i pronave në administrim komunal nuk ka kaluar pa kundërshtime.

“I kemi thirr si palë, kemi hasë në kundërshtim mirëpo jo të argumentum. E fundit ka qenë ajo që kemi marrë veprime arbitrare që i kemi blloku dyert dhe i kemi liru pronat”, ka thënë Brahim Mehmetaj, drejtor i Pronës në Prishtinë.

Nga drejtoria e Pronës kanë bërë të ditur se banesat dhe pronat e liruara do t’u vihen në dispozicion familjeve që kanë nevojë për strehim social.

Në lidhje me numrin e familjeve që kanë bërë kërkesë të tillë në komunë, Televizioni Dukagjini ka dërguar pyetje në adresë të drejtorisë për Mirëqenie Sociale, por të hënën nuk ka pranuar përgjigje./Tv Dukagjini/
- YouTube youtu.be ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Centro Cívico por la Paz de Santa Cruz celebró la Anexión con arte, tradición y encuentro comunitario

Delfino.cr - Portada

Zona de Recarga celebrará 300 emisiones con programa especial junto a Guadalupe Urbina

Delfino.cr - Portada

[Kuwait Denies Participation in Military Operations Against Iran

Yemen Online

Telegrafi의 다른 기사

“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

Telegrafi - Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Telegrafi - Lajme

Ushtari ukrainas rrëzon dronin rus, e qëllon me pushkë nga kabina e aeroplanit

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.