미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Përmbysje spektakolare - Messi asiston dy herë, Argjentina kalon në epërsi ndaj Anglisë

Telegrafi - Lajme
Përmbysje spektakolare - Messi asiston dy herë, Argjentina kalon në epërsi ndaj Anglisë

Argjentina ka realizuar një përmbysje dramatike ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke kaluar në epërsi 2-1 në minutën e 90+2.

Pasi barazoi shifrat në minutën e 85-të me Enzo Fernández, i cili shfrytëzoi një asistim të Lionel Messit dhe realizoi me një goditje të saktë nga buzë zonës, "Albicelestët" nuk u ndalën me kaq.

Në minutën e dytë shtesë, Messi dhuroi edhe asistimin e dytë të mbrëmjes.

Kapiteni argjentinas harkoi në mënyrë perfekte në zonë, aty ku Lautaro Martínez u shkëput nga mbrojtja angleze dhe me një goditje të lehtë me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-1.

Pak sekonda para golit të fitores së përkohshme, Alexis Mac Allister kishte qenë shumë pranë përmbysjes, por goditja e tij e fuqishme u përplas në pjesën e jashtme të shtyllës së djathtë.

Argjentina ka goditur në momentet vendimtare të sfidës dhe tani ndodhet vetëm pak minuta larg finales së madhe të Kupës së Botës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.