미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Zjarr në mbetjet e korrjeve në Lipjan, ndërhyjnë zjarrëfikësit

Telegrafi - Lajme
Zjarr në mbetjet e korrjeve në Lipjan, ndërhyjnë zjarrëfikësit

Flakët kanë përfshirë disa hapësira me mbetje pas korrje-shirjeve në rajonin e Lipjanit.

Kjo ka ngritur shqetësim te banorët e fshatit Gushtolicë, pasi flakët janë afruar pranë disa shtëpive.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në terren për të intervenuar dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se zjarri ishte afruar në afërsi të zonave të banuara.

Zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve nga Prishtina janë duke asistuar njësitë e rajonit të Lipjanit në përballimin e zjarrit.

Sipas tij, aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të zjarrit.

“Janë djegur mbetjet e grunajave. Kemi një ekip të zjarrfikësve që po asiston rajonin e Lipjanit. Ekipet janë në vendin e ngjarjes, por nuk ka diçka që paraqet rrezik”, ka deklaruar Shkodra për Klanin.

Zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit./Telegrafi. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.