Probleme për Barcelonën, do ta nisin sezonin pa yllin e skuadrës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po përgatitet për sezonin e ri pa një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm, pasi Frenkie de Jong ka pësuar një lëndim serioz në gjurin e djathtë.
Sipas AS, ekzaminimet e para mjekësore u shtynë për shkak të ënjtjes së madhe në gju, ndërsa kontrollet e dyta zbuluan dëmtime të konsiderueshme që mund ta mbajnë mesfushorin holandez jashtë fushave për më shumë se katër muaj.
Operacioni tashmë shihet si zgjidhja e vetme, çka shpjegon edhe pse emri i De Jong është hequr plotësisht nga planet e Barcelonës për ndeshjet miqësore të verës.
Për të mbuluar mungesën në mesfushë, Flick pritet t'u besojë më shumë talenteve të rinj si Marc Bernal dhe mbrojtësit shumëfunksional Xavi Espart, të cilët mund të kenë rol shumë më të rëndësishëm gjatë sezonit.
Ndërkohë, drejtuesit e Barcelonës raportohet se janë të zemëruar me stafin teknik të Kombëtares së Holandës, pasi besojnë se De Jong u lejua të luante edhe pse kishte probleme ekzistuese me gjurin, gjë që mund të ketë përkeqësuar lëndimin.
Nëse rikuperimi i mesfushorit zgjat më shumë se katër muaj, Barcelona mund të përfitojë gati dy milionë euro kompensim financiar nga FIFA, në kuadër të programit të mbulimit për lëndimet e lojtarëve gjatë angazhimeve me kombëtaret./Telegrafi ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요