오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Redaksia e gazetës austriake "Die Presse" distancohet nga intervista e drejtorit të përgjithshëm Rainer Novak me autokratin serb Vuçiq

Telegrafi - Lajme
Redaksia e gazetës austriake "Die Presse" distancohet nga intervista e drejtorit të përgjithshëm Rainer Novak me autokratin serb Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për gazetën austriake „Die Presse“ deklaroi të njëjtat gjëra që i thotë zakonisht edhe në mediat e regjimit serb. Bordi redaktues i kësaj gazete ditore është i „befasuar dhe i shqetësuar“ si dhe distancohet nga ajo bisedë, shkruan e përditshmja “Danas” e Beogradit.

Në epizodin e parë të podkastit „Masterclass me Rainer Novak“, drejtori i përgjithshëm i gazetës ditore dhe konservatore austriake „Die Presse“ bisedoi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjë që u transmetua nga mediat e regjimit serb si një provë tjetër e autoritetit dhe ndikimit që udhëheqësi i SNS-së gëzon në botë.

Në këtë intervistë, Vuçiq foli për fushatat që zhvillohen kundër tij, duke pretenduar se asnjë udhëheqës evropian nuk i është dashur të kalojë përmes diçkaje të ngjashme. Ai i quajti „gënjeshtra“ si „aferën Jovanjica“ (mbi plantacionet e drogës), ashtu edhe „topin me zë“ (të përdorur kundër demonstruesve) dhe pjesëmarrjen e tij në „vrasjet në Sarajevë“, transmeton revista Vreme.

Në pyetjen nëse gjatë 10 viteve të fundit është bërë më „autoritar“, udhëheqësi i (partisë në pushtet) SNS u përgjigj se „pas tre muajsh do të fitojë në zgjedhje shumë më demokratike se ato që kanë shumë vende“, kështu që nëse kjo është shprehje e autokracisë…?

Vuçiq thuri lavde për kancelarin austriak Christian Stocker, madhëroi sukseset e veta ekonomike e reformat dhe theksoi përkushtimin e tij ndaj integrimeve evropiane të Serbisë. Ai tha se njerëzit nuk duhet të punojnë më pak, por më shumë për të rritur produktivitetin, se pëlqen shumë më tepër verën sesa birrën, e kështu me radhë.

Novak nuk e kundërshtoi Vuçiqin në asnjë pikë; ai e udhëhoqi bisedën në mënyrë të tillë që doli të jetë pohuese dhe afirmuese për presidentin e Serbisë dhe politikën e tij.

Bordi redaktues i kësaj gazete të respektuar u gjend i zënë në befasi nga biseda që Novak zhvilloi me Vuçiqin. „Bordi redaktues, ashtu si shumë prej jush, është i befasuar dhe i shqetësuar nga formati i ri ‘Masterclass me Rainer Novak’. Ne nuk kemi qenë të informuar për të paraprakisht. E konsiderojmë problematik edhe nga pikëpamja e statutit të redaksisë, sepse duket si përmbajtje redaksionale, edhe pse nuk është krijuar në redaksi. Gjithashtu nuk është e qartë se për çfarë lloj bashkëpunimi bëhet fjalë“, thuhet në një e-mail të brendshëm të redaksisë, të cilin e ka siguruar e përditshmja austriake „Standard“. Aty theksohet më tej se Bordi redaktues „tashmë ka marrë disa pyetje e kërkesa“ lidhur me këtë format dhe se „do ta shqyrtojë të gjithë rastin“.

Biseda e Novak me Vuçiqin nxiti kritika të shumta në rrjetet sociale austriake. Esenca e tyre është se presidenti i Serbisë sigurisht që duhet të intervistohet, por jo për të folur rreth asaj se si ai e „kupton udhëheqësinë“, por për t'u përballur me vetë politikën e tij.

Novak u mbrojt duke thënë se formati i tij i ri nuk duhet të jetë „as një seri miqësore anekdotash nga karriera e dikujt, por as një intervistë klasike ballafaquese“. Qëllimi, thotë ai, është të spjegohet pushteti, udhëheqësia dhe, në fund të fundit, vetë njeriu.

Ai tha se Aleksandar Vuçiq prej vitesh është një nga figurat politike më me ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye një bashkëbisedues interesant, por se kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë mbështetje për politikën apo mënyrën e tij të qeverisjes. „Kontakti dhe oferta për bisedë drejt Beogradit dhe nga Beogradi u realizuan disa javë më parë“, tha Novak, prandaj nuk është plotësisht e qartë se kush kë e ka kontaktuar i pari. Ai shpjegoi gjithashtu se projekti është konceptuar si një podkast dhe video-format i pavarur për të cilin po kërkohen sponzorë. Episodin e parë e ka prodhuar dhe financuar vetë „Presse“. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Habibah Sweets Opens Its Fifth Branch in Abdoun Corridor

Jordan News

Industry Minister: U.S. Tariff Exemption Gives Jordanian Apparel an Unprecedented Competitive Edge

Jordan News

[Yemen : STC Calls for Mass Rally in Aden

Yemen Online

Telegrafi의 다른 기사

Pas Sinan Vllasaliut, Yll Limani surprizon edhe me Eliza Hoxhën në natën finale të koncertit

Telegrafi - Lajme

Aston Martin Vanquish 25 2026, një përvjetor i ‘argjendtë’ i fuqisë V-12

Telegrafi - Lajme

Burri nga Illinoisi fiton një milion dollarë në lotari pikërisht në kohë për ditëlindjen e tij

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.