미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Pas dekretimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, reagon Ambasada britanike

Telegrafi - Lajme
Pas dekretimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, reagon Ambasada britanike

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë, pas dekretimit të dorëheqjeve të shtatë prokurorëve serbë nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në reagimin e saj, Ambasada britanike ka theksuar rëndësinë e integrimit të të gjitha komuniteteve në sistemin e drejtësisë dhe ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit, duke kërkuar që të ruhet besimi i qytetarëve në institucionet e sundimit të ligjit.

“Mbretëria e Bashkuar e mirëpriti Marrëveshjen për Drejtësinë të vitit 2015, e cila integroi strukturat e veriut të Kosovës në kornizën ligjore të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht përfaqësim të konsiderueshëm të serbëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Nuk ka rikthim, Haxhiu dekreton dorëheqjet e shtatë prokurorëve nga komuniteti serb: Nuk mund të mbahet peng funksionimi i  institucioneve

Ambasada rikujtoi se dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 i kishte konsideruar si një hap prapa, që sipas saj dëmtoi interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Ne i konsideruam dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 si një hap prapa, duke dëmtuar interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tej.

Ambasada britanike ka bërë thirrje që komunitetet e ndryshme në Kosovë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, me qëllim forcimin e besimit publik në institucionet e sundimit të ligjit.

“Ne bëjmë thirrje për integrimin e popullsisë multietnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, për të mbështetur besimin e publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”, përfundon reagimi. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.