Zyrtare: Lirim Kastrati transferohet te Kauno Zalgiris

Mbrojtësi i krahut, Lirim Kastrati, ka nisur një aventurë të re në karrierë, pasi është prezantuar zyrtarisht te FK Kauno Žalgiris.
27-vjeçari transferohet te kampioni në fuqi i Lituanisë nga klubi hungarez Diósgyőri VTK, ndërsa në skuadrën e re do të mbajë fanellën me numrin 62.
Kauno Zalgiris u bë i njohur për tifozët kosovarë këtë verë, pasi eliminoi Dritën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kastrati sjell me vete përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës ka regjistruar 15 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2017.
Megjithatë, në vitet e fundit ai nuk ka qenë pjesë e grumbullimeve të “Dardanëve”.
Me këtë transferim, Kastrati synon të rigjejë formën më të mirë dhe të ndihmojë Kauno Žalgirisin në mbrojtjen e titullit kampion dhe në garat evropiane. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요