Kur "manifestimi" u bë realitet: Reklama e parë që Melania Trump realizoi në vitin 1993 e shfaqte atë si Zonjë e Parë e ShBA-së

Një reklamë e realizuar më shumë se tri dekada më parë me protagoniste Melania Trump është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, duke u bërë virale për ngjashmërinë e saj me rrjedhën që mori më vonë jeta e saj.
Llogaria e njohur NEXTA në platformën X ka publikuar pamje nga reklama e vitit 1993, ku Melania Knavs – siç njihej atëherë – shfaqet si një modele e re sllovene që interpreton rolin e presidentes së parë grua të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“E pabesueshme, por e vërtetë: Në vitin 1993, modelja e re sllovene Melania Knavs u shfaq në një reklamë veshjesh ku, sipas skenarit, luante rolin e presidentes së parë grua të SHBA-së. Sot ajo është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara – Melania Trump”, thuhet në postimin e NEXTA-s.
Incredible but true: In 1993, a young Slovenian model Melania Knavs appeared in a clothing advertisement where, according to the storyline, she portrayed the first female president of the United States.
Today, she is the First Lady of the United States — Melania Trump. pic.twitter.com/poMPPksv93
— NEXTA (@nexta_tv) July 24, 2026
Në reklamë, Melania, atëherë 23 vjeçe, mbërrin para një ndërtese që simbolizon Shtëpinë e Bardhë dhe më pas bën betimin si presidente e Shteteve të Bashkuara, në një skenë që sot po komentohet gjerësisht për simbolikën e saj.
Sipas raportimeve të mëhershme të mediave ndërkombëtare, ndërtesa e përdorur në reklamë nuk ishte Shtëpia e Bardhë, por biblioteka e Universitetit Kombëtar të Sllovenisë.
Në atë kohë, Melania Knavs ishte në fillimet e karrierës së saj si modele dhe synonte të ndërtonte një të ardhme në industrinë e modës në Shtetet e Bashkuara, ku më vonë u zhvendos për të jetuar dhe punuar.
Videoja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa përdorues e kanë cilësuar atë si një "rastësi të jashtëzakonshme", ndërsa të tjerë kanë komentuar me humor se "fati ishte shkruar në yje". Nuk kanë munguar as spekulimet nëse kjo reklamë mund të shihet si një lloj "parashikimi" i jetës së saj të mëvonshme.
Melania Trump aktualisht është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, pas rikthimit të bashkëshortit të saj, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë, ajo pritet të jetë edhe subjekt i një dokumentari të ri nga Amazon Prime, i cili do të fokusohet në jetën dhe rrugëtimin e saj. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요