오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스2건2개 미디어
KOHA.net
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Nga Neuer te Neymar: 11 yje të Kupës së Botës që i dhanë fund karrierës me kombëtaret

Telegrafi - Lajme
Nga Neuer te Neymar: 11 yje të Kupës së Botës që i dhanë fund karrierës me kombëtaret

Kupa e Botës ka shënuar fundin e një epoke për disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar. Nga portierë legjendarë te sulmues të klasit botëror, 11 futbollistë kanë njoftuar tërheqjen nga kombëtaret e tyre pas aventurës së fundit në turneun më prestigjioz të futbollit.

Manuel Neuer (Gjermani, 40 vjeç)

Manuel Neuer debutoi në Kupën e Botës në vitin 2010 dhe katër vite më vonë u shpall kampion bote me Gjermaninë në Brazil.

Megjithatë, vitet e fundit nuk kanë sjellë më të njëjtin sukses për “Die Mannschaft”, ndërsa humbja me penallti ndaj Paraguait shënoi fundin e karrierës së tij ndërkombëtare.

Patrik Schick (Çeki, 30 vjeç)

Pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në Euro 2020, Patrik Schick bëri debutimin në Kupën e Botës këtë verë. Megjithatë, sulmuesi nuk arriti të shënojë dhe Çekia u eliminua që në fazën e grupeve.

Guillermo Ochoa (Meksikë, 41 vjeç)

Guillermo Ochoa u kthye në një ikonë të futbollit meksikan pas paraqitjes së jashtëzakonshme në Botërorin 2014, ku mbajti portën të paprekur ndaj Brazilit në një ndeshje të paharrueshme.

Në këtë turne pati pak minuta në dispozicion, por u aktivizua për 12 minuta ndaj Çekisë, në një moment emocional ku mori përshëndetjet e shokëve të skuadrës.

Riyad Mahrez (Algjeri, 35 vjeç)

Mahrez luajti vetëm një ndeshje në Botërorin 2014, përpara se të priste 12 vite për të shtuar paraqitjet e tij në këtë kompeticion.

Ai shënoi dy gola ndaj Austrisë, por Algjeria u eliminua nga Zvicra në raundin e 1/32-ve, në ndeshjen e fundit të tij me kombëtaren.

Enner Valencia (Ekuador, 36 vjeç)

Sulmuesi ekuadorian ishte një nga figurat kryesore të kombëtares së tij në dy Botërorë, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje në edicionet 2014 dhe 2022.

Megjithatë, ai nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në këtë turne, ndërsa Ekuadori u eliminua nga Meksika në raundin e 1/32-ve.

Nicolas Otamendi (Argjentinë, 38 vjeç)

Mbrojtësi argjentinas ishte një nga shtyllat e skuadrës që triumfoi në Katar 2022, duke luajtur çdo minutë të turneut.

Ai kishte debutuar në Kupën e Botës që në vitin 2010, por në Amerikën e Veriut roli i tij ishte më i kufizuar. Otamendi kishte bërë të ditur që në mars se ky do të ishte Botërori i tij i fundit.

Ndeshja e tij e fundit në shtëpi u kthye në një moment special, pasi Lionel Messi i la atij të ekzekutonte një penallti në “La Bombonera”.

Marko Arnautovic (Austri, 37 vjeç)

Kupa e Botës ishte turneu i parë dhe i fundit për Marko Arnautovic. Sulmuesi shënoi dy gola, ndërsa Austria arriti deri në raundin e 1/32-ve, ku u eliminua nga Spanja.

Sadio Mane (Senegal, 34 vjeç)

Mane mori pjesë në Botërorin 2018, por një dëmtim e pengoi të luante katër vite më vonë.

Pas eliminimit të Senegalit, ai njoftoi tërheqjen nga kombëtarja përmes një deklarate: “Dua ta dini se kam sakrifikuar gjithçka për këtë fanellë. Kam dhënë më të mirën time dhe kam luftuar gjithmonë për vendin tim”.

Craig Gordon (Skoci, 43 vjeç)

Portieri skocez mbylli një karrierë ndërkombëtare me 84 paraqitje, pasi kishte debutuar në vitin 2004.

Edhe pse nuk luajti në Botërorin e parë të tij, ai e cilësoi momentin si fundin e një kapitulli të rëndësishëm.

“Nuk kam dashur kurrë që të përfundonte, por duhet”.

Jean Michaël Seri (Bregu i Fildishtë, 35 vjeç)

Mesfushori bëri debutimin në Kupën e Botës në fitoren 2-0 ndaj Curaçaos, në ndeshjen e tij të 64-të me kombëtaren.

Pas turneut, ish-lojtari i Fulham njoftoi: “Pas 11 vitesh me ekipin kombëtar dhe një Botërori të luajtur, njoftoj sot fundin e karrierës sime ndërkombëtare”.

Neymar (Brazil, 34 vjeç)

Neymar u prezantua në skenën e Botërorit në vitin 2014, kur shënoi dy gola në debutimin e tij.

Problemet fizike e kufizuan në këtë edicion, ku luajti vetëm 55 minuta para eliminimit të Brazilit nga Norvegjia. Pas ndeshjes, ai konfirmoi fundin e aventurës së tij me “Seleçaon”.

“Gjithçka nisi këtu në MetLife Stadium dhe këtu përfundoi. Tani ka mbaruar”, tha Neymar, duke iu referuar debutimit të tij me Brazilin në vitin 2010.

Legjenda suedeze Zlatan Ibrahimovic, duke punuar si analist televiziv, e përshkroi: “Një lojtar i jashtëzakonshëm. Aftësitë që kishte ishin të çmendura. Është një moment i trishtuar për futbollin brazilian”. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

Sa lojtarë i dhanë fund karrierës ndërkombëtare pas Botërorit?

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Flower garland sales declarations: IRAS imposed S$6.8 million in taxes & penalties on 8 nightclubs

Mothership - Latest

Shanmugam sheds some light on Faishal's exchange with woman, pays tribute to his good deeds, hopes he can bounce back

Mothership - Latest

Lengkok Bahru murder: Queenstown grassroots helping with funeral & fundraiser for victim's family

Mothership - Latest

Telegrafi의 다른 기사

Rregullat e La Ligës e ndalojnë Adeyemin të mbajë numrin e dëshiruar 27 te Barcelona

Telegrafi - Lajme

Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet telefon në qelinë e Laert Haxhiut - dërgohet në SPAK për ekspertizë

Telegrafi - Lajme

Basha: Hapja e bazës së Wizz Air në Prishtinë, hap i rëndësishëm për aviacionin civil në Kosovë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.