미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Vërshime në disa zona të qytetit, Komuna e Ferizajt del me reagim

Telegrafi - Lajme
Vërshime në disa zona të qytetit, Komuna e Ferizajt del me reagim

Reshjet intensive dhe të pandërprera të shiut që kanë përfshirë Ferizajn që nga orët e hershme të mëngjesit kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullimin rrugor, por situata aktualisht është nën kontroll.

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ekipet emergjente janë në terren dhe po intervenojnë në rastet e paraqitura, me qëllim menaxhimin e situatës dhe garantimin e qarkullimit të sigurt për qytetarët.

Në reagimin e saj, komuna ka sqaruar edhe për një video të publikuar në rrjete sociale, ku shihet një nënkalim i vërshuar pranë Stacionit Policor, duke thënë se pamjet e shkurtra nuk paraqesin gjendjen reale në të gjithë territorin e qytetit.

Reshjet e dendura vërshojnë nënkalimin në Ferizaj

Sipas komunës, pas intervenimit të ekipeve emergjente, të gjitha nënkalimet dhe akset rrugore në kompetencë lokale janë të kalueshme.

“Dezinformimet dhe paraqitjet e pak sekondave nga gjendja gjatë reshjeve intensive nuk janë pasqyrim i drejtë i situatës në terren”, thuhet në sqarimin e komunës.

Vërshimet bllokojnë rrugën Ferizaj–Shkup

Komuna ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, pasi kushtet atmosferike me reshje pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.